HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 22 Korrik 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Editorial: TKZ – Tifozët Kuq e zi apo “politikanët” Kuq e Zi ?
nga AlbaniaSoccer   E diel, 13 Nentor 2011 22:49   pdfShtypEmail
Tifoz_kuq_e_ziHistorikisht, sportet kanë qenë dhe janë gjithmonë një përpjekje bazë, për të përmbushur boshllëkun që ekziston midis vetë vetes dhe asaj që kërkohet për të kontradiktuar me realitetin. Gjithçka nuk varet nga dëshira, sepse loja rrjedh kuptimin e saj nga ata që e  luajnë dhe jo mbështetësit e tyre. Ashtu si ata të përfshirë me sport, të gjithë e dinë, që mbështetje do të thotë ngritje shpirtërore dhe nxitje e pasioneve, por jo kalim në ekstremitet duke humbur nocionet elementare të qëllimit primar – mbështetjen e skuadrës. Shumica e fillojnë suportimin e ekipit në shumë gjasa, si një mjet për njerëzit për tu bashkuar së bashku dhe të djegur disa energji, por jo një stadium të tërë.

Për shkak të këtij takimi të njerëzve dhe pasionet sportive kanë qenë shpesh të manipuluara për qëllime politike dhe materiale. Në botën e sotme, të dyja këto dukuri janë të pranishme sidomos në takimet ndërkombëtare, në sportin më popullor për të gjithë, jo vetëm në Shqiperi- Futbollin.

Përkrahja e ekipit tonë kombëtar ka qenë gjithmonë në rritje, por në rritje ka qenë edhe veprimet vandale të tifozerisë, duke harruar që objektivi kryesor i atyre që ndodhen në shkallët e Stadiumit nuk është acarimi, egoizmi, inati personal, por është mbështetja e skuadrës. Realizimi i këtij objektivi, në vitet e fundit ka vazhduar në format aspak koshient me realitetin.

Realisht, duke menduar se nuk e kuptoja situatën aktuale të asaj që ndodhi në ndeshjen me Azerbajxhanin, një ditë më parë vura re se arsyeja nuk është futboll, por është politikë.

Gjatë ndeshjes së Shpresave në Durrës në stadium dëgjoheshin sharrje masive, që nuk kishin lidhje fare me atë që zhvillohej në fushë.

Çfarë lidhje ka motra, mamaja apo babai i dikujt me atë që zhvillohet në fushë?

Mos vallë gruaja e Serbit apo mamaja e grekut ishin në ndeshjen ndaj Rusisë në stadium?

Sportdashës – mos harroni në stadium shkohet për të parë një ndeshje futbolli dhe jo për të nxjerrë inatin dhe dufin e urrejtjes politike që disponon për brenda. Çdo person që nuk është në gjendje të përballoj vetë veten, rrjedhshmërinë e lojës, paraqitjen e skuadrës ose vendimet e gjyqtarit që ndikojnë negativisht në ekzekutimin e dëshirës që çdo tifoz dëshiron, mos shko të shikosh një ndeshje.

Herën e fundit që hapa fjalorin tek fjala TIFOZ lexova këtë përshkrim:

Tifoz – është Ai që është dhënë me zjarr pas një ndeshjeje e pas një gare sportive, pas një skuadre a pas një lojtari të veçantë, ai që ndjek me pasion zhvillimin e lojës, që jeton shpirtërisht dhe i përjeton thellë fitoret e humbjet e skuadrës së vet.

Unë nuk lexoj këtu që tifozi duhet të ndikojë tek vendimet që:

Përse ky lojtar nuk luan?

Përse ky lojtar nuk vjen në kombëtare?

Përse nuk zgjidhet ky trajner?

Përse rri ky President?

Përse skuadra luan dobët?


Etj..etj..etj..si këto, motive që nuk i takojnë tifozerisë ti përdori si motivacione për të mbuluar rrreagimet agresive dhe vandaliste nëpër ndeshjet e futbollit..


Gjithkush ka mendimin e vet. Ne jetojmë në një shoqëri ku jemi të lirë të shprehim mendimin tonë por gjithnjë në mënyrë të civilizuar dhe shoqërore, pa kaluar në ekstrem. Gjithnjë duhet të kuptojmë se cili është “gardhi” që duhet kapërcyer dhe cili është ai që nuk duhet kapërcyer.


Gjate dy viteve te fundit Shqiperia eshte gjobitur :


Shqiperi – Bosnje – 40.000 Euro


Shqiperi – Bjellorusi – 40.000 Euro


Bosnje – Shqiperi – 20.000 Euro


Shqiperi – France – 50.000 Euro


Luksemburg – Shqiperi - 5.000 Euro


Jane ne process Shqiperi –Rumani që flitet për një gjobë  50.000 Euro dhe Shqiperi – Rusi U-21.


Nëse e duam kaq shumë skuadrën kombëtare përse  reagojmë kështu për ta dëmtuar dhe jo mbështetur, por thjesht për të përmbushur interesat e dikujt që për arsye personale dhe politike motivon Grupin më të madh të tifozerise Shqiptare të veprojë vandalisht.


Të gjithë duhet ta kuptojmë që Futbolli nuk është politikë, është shumë më i madh se politika. Detyra e “Tifozëve Kuq e Zi” nuk është Drejtimi i federatës apo i Ministrisë. Detyra e tifozerisë është “MBESHTETJA E SKUADRES KOMBETARE” pa dallim se kush është ne krye te saj. Ne duhet te përkrahim skuadrën dhe lojtaret ne fushe, sepse ajo është familja e jone dhe familja është gjeja me e shtrenjte, prandaj le ta përkrahim dhe te mos e përçajmë por ta forcojmë pa e rrezikuar.


Le të harrojmë mëritë dhe le të përkrahim kombëtaren se atyre i duhen Tifozat, sepse ata luajnë për ngjyrat Kuq e Zi dhe ata nuk duhen të lihen vetëm.


busy
komente