HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
FSHF rinovon kontratat me sponsorët e kombëtares
nga AlbaniaSoccer   E martë, 04 Shtator 2012 21:27   pdfShtypEmail
Kombetarja-e-ShqiperiseMe startin e edicionit të ri kualifikues drejt Kupës së Botës, Brazil 2014, Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar rinovimin e kontratave me sponsorët zyrtarë të Kombetarës, me një ceremoni të organizuar në Durrës, ku ndodhet e grumbulluar skuadra.
Në praninë e përfaqësuesve më të lartë të Kompanive që mbështesin Shqipërinë, të disa anëtarëve të Ekzekutivit të FSHF-së dhe lojtarëve kuqezi, kreu i federatës, Armand Duka vlerësoi bashkëpunimin me sponsorët.
Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i kompanisë celulare Plus Zhulien Kustauri, sponsor i faneles së kombëtares, vlerësoi se mbështetja ndaj Kombëtares është e rëndësishme për shqiptarët dhe kjo e bën të rëndësishme për kompaninë që drejton, ndërsa nuk i kurseu as batutat për kapitenin Lorik Cana.
“Fillimisht dëshiroj ti drejtohem Lorik Canës. Si tifoz i vjetër i Paris Seint Zhermenit që jam, dhe nuk më erdhi mirë kur firmose për Marsejën. Por, sot do e fal Lorikun me sponsorizimin e kombëtares shqiptare. Jam i kënaqur që vazhdojmë bashkëpunimin e nisur dy vjet më parë me një ikonë të tillë për shqiptarët siç është përfaqësuesja. Ekipi Kombetar është i rëndësishëm për shqiptarët dhe është i rëndësishëm për ne. I urojmë skuadrës shumë fat”, u shpreh ai.
Në fund nuk ka munguar shkëmbimi i dhuratave mes sponsorëve dhe lojtarëve të Kombëtares, ndërsa në mënyrë simbolike përfaqësuesit e sponsorëve kanë veshur nga një fanellë kuqezi.

busy
komente