HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Brazil 2014 / Zvicer - Shqiperi 2-0
nga AlbaniaSoccer   E martë, 11 Shtator 2012 23:45   pdfShtypEmail
kombetatja_zbret_autobuzShqiperia, nuk ka mundur te festoje me shume se 3 dite fitoren hapese te eliminatoreve per Boterorin 2014 ne Brazil, pasi eshte rikthyer ne realitet duke humbur 2-0 takimin e rradhes ndaj skuadres se Zvicres.

Vendasit kaluan ne avantazh ne minuten e 23-te pas golit te shenuar nga futbollisti me origjine Shqiptare Xherdan Shaqiri. I lindur ne Kosove, sulmuesi i skuadres Helvete luftoi me vendosmeri per te fituar topin dhe kaluar me sukses mbrojtjen e ngjeshur te kombetares sone. Pasi hyri ne zonen e rreptesise dhe u vu perballe Samir Ujkanit, Shaqiri gjuajti sakte me te majten duke i dhene avantazhin skuadres vendase.

Sulmuesi nga Kosova nuk pranoi te festonte gjate golit te shenuar por shoket e tij Berhami e Xhaka nuk hezituan ta perqafojne dhe urojne Shaqirin per golin.

Megjithese perpara takimit ne Stadiumin 17.000 vendesh digjoheshin vetem oshetimat e tifozave Shqiptare, pas golit te shenuar nga Shaqiri, qetesia mbuloi tifozerine kuq e zi dhe gjithcka kaloi ne drejtimin opozitar te perkrahesave vendas.

Gjate vazhdimit te pjeses se pare, Kombetarja e Shqiperise nuk rrezikoi asnjehere paster porten kundershtare, por u mundua me gjuajtje nga jashte zone te canes e Bogdanit te mposhte portierin vendas Benaglio.

Epersia e skuadres vendase vazhdoi edhe ne pjesen e dyte dhe rastet e krijuara u konkretizuan pas nje penalltie te fituar fale nje nderrhyrje te gabuar por te evitueshme nga Dallku brenda zones duke penguar Stocker. Kapiteni Inler shenon duke dyfishuar rezultatin.

Vendasit me pas dukej sikur ishin te kenaqur me rezultatin dhe u terhoqen ne mbrojtje duke ruajtur avantazhin e krijuar.

Trajneri Hicfield nuk hezitoi te hidhte ne fushe edhe 2 lojtaret e tjere me origjine Shqiptare te kombetares Zvicerane A.Mehmedi dhe B.Xhemaili, duke i krijuar mundesi te peste "shqipfolesave" te kombetares Zvicerane te aktivizoheshin ndaj Shqiperise

Me kete fitore, Zvicra kryeson grupin me 6 pike e ndjekur nga 4 skuadra me 3 pike dhe Sllovenia e fundit pa pike pas 2 ndeshjeve te luajtura nga cdo skuader
.

Kliko-Formacionet dhe komenti i ndeshjes

Kliko-Video, golat dhe rastet e shenimit



busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit