HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ ‘New York Times’, analizon ndeshjen Zvicer-Shqiperi
nga AlbaniaSoccer   E premte, 21 Shtator 2012 13:54   pdfShtypEmail

shqiperia_feston_golZhurma e takimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë në futboll ka mbërritur përtej Atlantikut. ‘New York Times’ në seksionin e saj të sportit vendos theksin tek talentet kosovare të Zvicrës, që në pamundësi për të zgjedhur Kosovën, luajnë për të tjera ngjyra.

Xherdan Shaqiri hyri në fushë për të mbrojtur flamurin e kuq me kryqin e bardhë kundër zemrës së tij dhe me tre simbole në këpucë, flamurin shqiptar, atë të shtetit të Kosovës dhe atë zviceran. U ndesh kundër identitetit të tij, përballë Shqipërisë, kapiteni i së cilës, Lorik Cana është gjithashtu nga Kosova, shkruan ‘New York Times’.

Më tej, gazeta e famshme amerikane flet për prezencën e dy të tretave të lojtarëve me origjinë shqiptare, ndërsa në shkallët e stadiumit raporti shqiptarë-zviceranë ishte tre me një dhe përmend faktin që Shaqiri e Xhaka nuk kënduan himnin e Zvicrës. ‘New York Times’ shkruan se 9 nga 22 futbollistët që zbritën në fushë atë mbrëmje të 11 shtatorit kishin vendlindje apo origjinën nga Kosova, ish-provinca jugosllave, banorët e së cilës janë shqiptarë etnikë, vijon prestigjozja amerikane.

Gazeta amerikane vlerëson si arritje lejimin e Kosovës të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe duke përmendur fjalën e Presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrit e cilëson atë si një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë. Shkrimi mbyllet me përpjekjet e federatës kosovare të futbollit për njohje nga FIFA, megjithëse rregullorja e kësaj të fundit përjashton automatikisht njohjen e federatës së një shtetit, nëse ky i fundit nuk është anëtarësuar më parë në OKB.


busy
komente