HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 16 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Gianni De Biazi publikon listen, rikthehet Curri
nga Albaniassocer   E shtunë, 06 Tetor 2012 14:35   pdfShtypEmail

Kombetarja-e-Shqiperise24 futbollistë për të synuar të paktën 4 pikë, ose për të realizuar paraqitjen e jashtëzakonshme me 6 pikë të plota. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi publikoi listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për sfidat e radhës në kualifikueset e Botërorit 2014.

Spikat rikthimi në skuadër i Debatik Currit, që më në fund duket se është rikuperuar plotësisht dhe tashmë do të jetë i gatshëm të japë kontributin për skuadrën përfaqësuese.
28-vjeçari kthehet në Kombëtare pas më tepër se një viti, pasi ndeshjen e fundit që ka luajtur ka qenë ajo e kualifikueseve të Euro 2012 më 2 shtator 2011. Curri ka kaluar problemet në gju dhe mund të vihet në dispozicion të trajnerit De Biasi për të parën herë.

Në portë, tekniku kuqezi ka grumbulluar të zakonshmit Samir Ujkani, Etrit Berisha e Orges Shehi. Ndërkohë, në mbrojtje përveç Currit, janë edhe Cana, Dallku, Mavraj, Andi Lila, si edhe Osmani, Arapi e Veliu.
Konkurrenca mbetet e madhe edhe në mesfushë, ku konfirmohen Bulku, Meha, Kukeli, Agolli e Vila, ndërsa hapësira kërkojnë edhe Roshi, Hyka, Lilaj dhe i rikthyeri Gilman Lika.

Në sulm De Biasi vazhdon të përzgjedhë katër sulmues, që janë Salihi Sadiku, Bodgani dhe Edgar Çani. Dy ndeshjet e radhës në Grupin E të kualifikueseve të Botërorit 2014 Shqipëria i luan në Tiranë. Në datën 12 tetor kundër Islandës dhe më 16 përballë Sllovenisë.

busy
komente