HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ De Biazi: Ndeshja ndaj Kamerunit, test i rëndësishëm për lojtarët që kemi grumbulluar për herë të parë
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 14 Nentor 2012 08:50   pdfShtypEmail

de_biasi_PrezantimiShqipëria përballë Kamerunit, është një sfidë që intrigon jo pak e krijon kureshtje jo vetëm për peshën e kundërshtarit, një përfaqësuese e kualiteteve të mëdha, por dhe mbi synimet e trajnerit të kuqezinjve Xhani De Biazi. Kureshtje që trajneri italian e shuan me kortezinë e tij duke gjetur kohën në udhëtim e sipër drejt Gjenevës për një intervistë telefonike për “Sport News”, ku shtjellon së pari këndvështrimin e tij për miqësoren e prestigjit.

“Për ne është një test i rëndësishëm dhe nga këndvështrimi i vlerësimit të lojtarëve që kemi grumbulluar për herë të parë. Gjithçka e bëjmë duke projektuar 6 ndeshjet që na mbeten para fundit të eleminatoreve. Për të mos u gjendur të papregatitur dhe për ti bërë të ambientohen më mirë lojtarët që nuk janë grumbulluar më parë do të duhej një miqësore si kjo ku rezultati sigurisht është i rëndësishëm, por jo vendimtar, ndaj do të kërkojmë të bëjmë ndeshjen e duhur për të kuptuar dhe kualitetin e lojtarëve që kemi thirrur tani”, thekson De Biazi.

Pikërisht në këtë optikë, atë të emrave të rinj, lista e De Biazit për anti-kamerunin ofron disa risi duke filluar nga Bala ,Vajushi, por mbi të gjithë kuriozitet gjeneron Bruno Telushi, një futbollist që në Shqipëri e kemi parë shumë pak duke qenë se ka luajtur vetëm pak minuta me Flamurtarin, por mesfushori e ka fituar prej muajsh ftesën e trajnerit Italian.

“Është një lojtar që e pamë në grumbullimin e parë që bëmë vetëm me futbollistë të kampionatit shqiptar në janar, një lojtar që na pëlqeu. E fitoi aty këtë ftesë. E përsëris, është një miqësore që do na shërbejë dhe për të bërë ndonjë eksperiment. Të shohim nëse përshtypjet që kam patur në janar do të konfirmohen”, thekson trajneri i kombëtares.

Me shumë pak kohë në dispozicion për ta pregatitur këtë përballje, ku do të ketë mundësinë për kryerjen e vetëm dy seancave stërvitore me të zgjedhurit, De Biazi dëshiron të shohë reagimin e kuqezinjve përballë një përfaqësuese të shkollës Afrikane, një nga ata kundërshtarë me të cilët Shqipëria nuk është mësuar të përballet, e që për më tepër ka në gjirin e tij emra sugjestionues si Samuel Etoo.

Pyetjes nëse ka një plan për të ndalur futbollistin më të paguar në botë, trajneri i përgjigjet me një batutë origjinale “E qellojme me snajper”, për të mos u humbur në intervistën e tij të plotë, ku flet dhe për arsyet e lënies jashtë të futbollistëve si Salihi e Bogdanit apo pritshmëritë nga Bala, Vajushi e Vangjeli të cilin e ka për hëre të parë në dispozicion.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit