HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Itali/ Edgar Çani firmos per Katanian
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 24 Janar 2013 09:29   pdfShtypEmail

edgar_cani_polonia_varshavaShqiptarët janë në modë në Serinë A. Pas kuqezinjve Cana, Bogdani, Ujkani e Kabashi, apo edhe Behramit e Xhemajlit që përfaqësojnë Zvicrën, një tjetër lojtar do të aktivizohet në elitën e futbollit italian.

Ai është Edgar Çani. 24-vjeçari është transferuar zyrtarisht te Catania nga Polonia e Varshavës.

Sulmuesi i Shqipërisë firmosi kontratë 3 vjeçare dhe do të qëndrojë me siçilianët deri në vitin 2016.

Për lojtarin mbi 1 metër e 90 centimetra të gjatë, ky është një rikthim në futbollin italian, ku ka mbrojtur ngjyrat e Pescaras, Palermos, Ascolit, Padovas, Piacenzas dhe Modenas.

Çani është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e Catanias dhe ka nisur stërvitjen me skuadrën, ndërsa pret edhe transferimin ndërkombëtar për t’u aktivizuar me ekipin e ri.

Dashuria e klubeve elitare italiane me shqiptarët duket edhe në interesin për të tjerë futbollistë.

Jahmir Hyka është në bisedime për tu transferuar te Palermo. Mesfushori është kthyer në orbitën e klubit italian, pasi ka shkëlqyer te Luzerna në Zvicër.

Ndërkohë, Igli Tare po punon për të afruar te Lazio talentin e U-19, Enis Gavazaj. Sulmuesi 17-vjeçar, që pritet të grumbullohet nga De Biasi për miqësoren me Gjeorgjinë, cilësohet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen.


busy
komente