HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E mërkurë, 20 Nentor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Euro 2020/ Shqipëria ka mundësi potenciale të presë një ndeshje të fazës finale
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 28 Janar 2013 11:33   pdfShtypEmail

shqiperiaNjë kampionat europian të ndarë me 13 vendeve të kontinentit të vjetër nuk besoj se e keni imagjinuar. Por, politika pro vendeve të vogla e Mishel Platinisë vazhdon dhe UEFA vendosi që të jetë pikërisht kështu në Euro 2020.
Ndërsa vendet mikpritëse do të përcaktohen shtatorin e vitit të ardhshëm, të paktën dihet se nuk do të ketë as një dhe as dy vende organizatore, veçse plot 13. Apo, afërsisht 25 për qind e shteteve të Europës.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur edhe që dy gjysmëfinalet dhe finalja të luhen në të njëjtin qytet, pra logjikisht në të njëjtin stadium.
Duke zgjeruar kaq shumë gjeografinë e finaleve, UEFA ka mundësi të pretendojë për stadiume sa më të mëdhenj ku të luhen ndeshjet. Tashmë, impiantet duhet të kenë 50 000 vende e lart për ta fituar këtë të drejtë.
Platini sqaron me entuziazëm se kjo formulë është një mundësi e shkëlqyer për shumë vende që nuk do të mundeshin kurrë ta organizonin Europianin me skemat e vjetra.
Normalisht, edhe Shqipëria do t’i ketë shanset për të pasur të paktën një ndeshje në kryeqytetin Tiranë, por me kusht që të përfundojë stadiumi i ri kombëtar tashmë i pagëzuar “Kuqezi”.


busy
komente