HOT NEWS
E shtunë, 13 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Harry Kane zbret golin nga qielli
nga Gent Mebelli   E diel, 28 Mars 2021 00:00   pdfShtypEmail

SHQIPËRI: Berisha (C) I Gjimshiti, Veseli, Ismalji, Hysaj I Laci, Bare, Memolla I Uzuni, Cikalleshi, Broja .harry kane

Trajner: Edi Reja

ANGLI: Anglia: Pope I Shaw, Maguire, Stones, Walker I Phillips, Rice, Foden I Mount , Kane, Sterling

Trainer: Gareth Southgate

Golat: Kane 39', Mount 63'


Edoardo Reja hodhi ne fushe nga minuta e pare tre Sulmues: Cikalleshi, Uzuni dhe Broja. Broja luan sulmues i mirefillte duke u mbeshtetur nga Cikalleshi dhe Uzuni

qe kane edhe detyra ne mbrojtje.

Idea eshte qe te ruajme ne fushe ekuilibrat dhe nga ana tjeter te shfrytezojme hapesirat deklaron Hamdi Salihi. Plan qe stafi i trajnereve e kishte pergatitur

me shume kujdes dhe qe perpara ndeshjes beri optimist edhe kritiket e tij me te flakte.


Plan qe per pak funksionoi!


Ne minuten e 13' Uzuni, mbas nje pasimi te sakte te Hysajt humb nje rast te paster per te shenuar golin qe ndoshta do te ndryshonte fatin e kesaj ndeshje.
Kuqezijte luajne sakte ne mbrojtje duke u vendosur shume mire ne fushe dhe duke zbatuar detyrat taktike. Anglia nuk e ka te lehte te kaloi mesfushen

e ngjeshur shqiptare. Ajo qarkullon topin kryesisht ne rradhet e mbrojtjes duke mos krijuar rrezikshmeri ne porten e Berishes. 

Ne minuten e 39' Anglia e zbret golin nga qielli.
Nuk ishte nje rast, nuk ishte rrezik por mrekullisht topi perfundoi ne rrjete.

E PAPRITURA dhe PRECIZIONI e kane emrin Harry Kane!

Mbas nje krosimi nga krahu i majte sulmuesi i Tottenham tregon klasin e tij duke shenuar me koke. Pjesa e pare mbyllet me rezultatin 0-1.Ne pjesen e dyte me Hysajn, Ismajlin dhe Gjimshitin mbrojtja vazhdon te jete reparti me i konsoliduar, mesfusha me koken mbrapa dhe aspak fantazi nuk eshte ne diten e saj me te mire dhe nuk lidh si si duhet repartet. Sulmuesit te lene vetem vrapojne shume mbas topit duke e pasur te pamundur te rrezikojne porten e kundershtarit.

Ndaj dhe goli i dyte i Anglezeve nuk vonon, mbas nje dhurate te Gjimshitit ata shenojne ne minuten e 63' me ane te Mount. Perballe nje Anglie superiore, me lojtare qe luajne ne nivelet me te larta, Shqiperia nuk ka forcen e duhur per te reaguar ne minutat e mbetura.
Ndeshja mbyllet me fitoren e merituar 0-2 te "Tre luaneve" qe kryesojne grupin me pike te plota.

Gent Mebelli


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit