HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Klaus Augentaler: Valon Kadriaj nje diamant i paperpunuar
nga AlbaniaSoccer   E premte, 12 Nentor 2010 09:24   pdfShtypEmail
ball_goalKampioni Boteror Klaus Augentaler dhe tranjer i ish ekipit te Altin Rrakllit SpvgG Unterhaching, e ka lavderuar talentin shqiptar Valon Kadrijaj qe eshte pjese e reprezentacionit U-18-te te Federates se Bavarise dhe ekipit te U-18-te te Junioreve te Unterhaching, pasi ka tre jave qe stervite me ekipin e pare. E perditeshmja TZ e Munihut shkruan: "Eshte shume e mundur, qe lojtari i Junioreve ( U 18 ) Valon Kadrijaj te vije deri tek debutimi me ekipin e profesionistave.18 vjecarin e mori Augenthaler para tre javesh ne rrethin e ekipit te pare. " Nje Diamant te pagdhendur " e quan Kampioni boteror Shqiptarin nga Kosova. I cili luan ne Perzgjedhjen e Bavariase dhe per U-19-te te Hachingut ne nente ndeshje qe eshte aktivizuar ai ka shenuar 12 here. "Si lojtar i Junioreve eshte shume i mire, nje tip shkaterruese dhe teknikisht shume i mire", e lavderon "Chiefcoach". Kadrijaj qe vjen nga fshati Rastavice i Decanit eshte i vetmi lojtar me pasaporte te huaj qe luan ne Shpresat e Bavarise. Nese luan ne ekipin e pare, ka shansa shume te medha qe te luaj me Shpresat e Gjermanies, te besojme se Shqiperia do te tregohet me e shpejt dhe nuk do e lejoj te humbase talenti i radhes. Kadrijaj qe eshte befasuar nga lavdataet e Kampionit Boteror dhe Kampionit te shumefishte te Gjermanise me FC Bayern si lojtar dhe ndihmestranjer i Beckenbauer, Trapatonit, Rehhagel, shpreshet se: " Deshira e madhe eshte qe te luaj per Shqiperine dhe do te me vij mire nese ftohem. Por keto gjera nuk i vendos une. Primare eshte qe te tregoj veten dhe ta shfrytezoj rastin qe po me jipet", u shpreh talenti
Kurse, keshilltari i tij sportiv shprehet: "Me rendesi eshte qe te tregoj veten ne Unterhaching. Ai eshte duke u ndjekur nga disa ekipe te Bundesliges. Nuk eshte primare per te luaj per ekipet e shpresave te Shqiperise, sepse ato nuk mund ti ndihmojne shume ne karrieren e tij. Kam edhe disa lojtar tjere nga Kosova dhe eshte shume veshtire te depertosh ne ekipet e shpresave te Shqiperise. Per te do ishte mire qe te merr shtetesine gjermane dhe te kaloj
ne Angli ose Skoci, sepse stili i lojes se tij me shume pershtatet ne Ishull se sa ne Futbollin gjerman".
Te shpresojme qe Kadrija te shkoj rruges se Idolit te tij, spanjollit Mario Gomez. I cili nga A Jugend e VfB Stuttgart ia doli te behet nje lojtar i njohur i futbollit boteror. Por, ai vendosi per Gjermanine dhe jo per Spanjen. Keshtuqe, e humbi shansin qe te behet Kampion Evropian dhe Boteror. Pas dy humbjeve te Gjermanise 1:0 me 2008 ne Zvicer dhe 2010 ne Afrike te Jugut.


Sami Bacaj

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit