HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
U-21/ Shqiperi – Portugali 2-2
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 14 Nentor 2011 23:07   pdfShtypEmail

u-21_skuaderSulmuesi talentuar Armando Sadiku ka qene heroi i ndeshjes per Shpresat e Shqiperise qe moren nje pike me vlera kunder nje kundershtari shume te forte sic ishte Portugalia. Kuqezinjte e Geges kane barazuar dy here disavantazhin e vendosur nga miqte fale dy golave spektakolar te sulmuesit 20-vjecar, elbasanasit Sadiku.

Ndeshja e luajtur ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit ka nisur mjaft mire per portugezet qe kane mbyllur ne gjysemfushen e tyre Shpresat e Shqiperise. Trajneri Gega kishte hedhur ne fushe nje skuader shume sulmuese por problemet per tanet ishin ne mesfushe dhe ne mbrojtje. Mungesa e eksperiences solli golin e pare per Portugaline kur ne minuten e 20-te Josue kerceu me koke dhe mposhti portierin Frasheri.

Shqiperia rizgjohet dhe nis te luaj pa frike duke mundur te dale edhe nga gjysemfusha e saj. Sadiku provon me gjuajtje nga distanca por pa rrezik per portugezet. Pjesa e pare mbyllet me avantazhin e miqve. Ne pjesen e dyte Sadiku rrezikon ne minuten e 52-te por topi nuk shkon ne kuadrat. Dy minuta me pas eshte edhe nje here Stivi Frasheri qe shpeton porten tone pasi pret nje gjuajtje te forte nga Andra Martins.

Ne minuten e 55-te Imami dergon nje top te gjate per sulmin, Bala sherben me koke per Sadikun qe shkarkon te djathte dhe barazon rezultatin ne 1-1.

Nuk zgjat shume festa per kuqezinjte pasi Portugalia ne minuten e 62-te shenon me ane te Wilson Eduardo qe fiton duelin me mbrojtjen shqiptare. Kuqezinjte nuk dorezohen dhe Gega rifreskon me disa levizje skuadren. Heroi mbremjes Armando Sadiku me nje gjuajtje te bukur brenda zones ne minuten e 77-te dergoi topin ne kendin me te larget te portes dhe barazoi ne 2-2 rezultatin. Festa eshte per Shqiperine e vogel.

Portugalia hidhet e gjitha ne sulm dhe presioni i tyre le me 10-te lojtare Shqiperine. Imami del me karton te kuq ne minuten e 84 pas kartonit te dyte te verdhe.

Deri ne fund djemte e trajnerit Gega rezistojne fale dhe pritjeve spektakolare qe ka bere portieri talentuar Frasheri.

Pas pese ndeshjesh Shqiperia ka grumbulluar kater pike dhe gjendet ne vendin e parafundit ne grupin e 6-te.



Shqiperi U21 – Portugali U21       2-2

Shenues: Sadiku 55′, 77′/ Hozue 20’, Eduardo 62′

Shqiperia: Frasheri, Prençi, Sallaj, Fejzullahu, Dosti, Telushi (Shkurtaj 80′),

Brahimi (Bunjaku 60′), Imami, Vajushi (Hoxha 92′), Bala, Sadiku. Trajner: S. Gega

Portugali: Mika, Cedric, Mendez,Pereira, Ferreira (Ludoviç 87′), Almedia,Agra (Pele 46′) , Martins, Oliveira (Fonte 57′), Hozue, Eduardo. Trajner: R. Zhorzh

Gjyqtare: I. Kruzhliak, M. Balko, O. Brendza (Sllovaki)

Kartone te verdhe: Imami (2), Telushi, Sallaj, Cedriç, Agra, Mendez

Karton i kuq: Imami


busy
komente