HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
U-21/ Humbet perballe Hungarezeve
nga AlbaniaSoccer   E premte, 07 Qershor 2013 22:31   pdfShtypEmail

u-21 skuaderKombëtarja e Shpresave nuk e nisi mbarë fushatën eliminatore të Europianit 2015 që do të zhvillohet në Ceki. Ekipi qe drejtohet nga Skënder Gega tregoi ndaj Hungarisë në Niko Dovana mangesi të mëdha në organizimin e lojes, e gjetjen e një sulmuesi të duhur.

Në minutat e para të kësaj kuqezinjtë 21-vjecarë u vendosën mirë në fushë , presioni I Shqipërisë u shpërblye me gol në minutën e 28, pas një 11-metërshi . Gjelbrim Taipi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në rrjetë

Avantazhi I Shqipërisë zgjati vetëm 2 minuta, pasi atëherë kur kërkohej më shumë organizim dhe qetësi, Shqipëria gaboi në rreshtimin taktik duke u dhënë mundësi hungarezëve që të shënonin një gol të thjeshtë me anë të Adorjan.

Pjesa e dytë ndoqi logjikën e 45-minutëshit të parë. Hungaria kishte më shumë qartësi në veprimet e saj, duke iu afruar lehtësisht portës së Menkës. Portieri kuqezi bëri mrekullinë në minutën e 50-të, duke I mohuar një gol të sigurt skuadrës kundërshtare.

Por 20-vjecari u gjet I papërgatitur nëminutën e 69, kur një predhë e lëshuar nga Vindeker u ndal vetëm nga rrjeta.

Në minutat e mbetura pavarësisht tentativave dëshpëruese të kuqezinjve, rezultati mbeti I pandryshuar, me Shqipërinë që në takimin debutues të eliminatoreve të Europianit 2015 pësoi një humbje shokuese e cila më shumë se në renditje do t’I kushtojë psikologjikisht.

Më 11 Qershor skuadra e Skënder Gegës do të luajë në transfertë me Bosnjë Hercegovinën.


busy
komente