HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqiperise / Bylis-Skenderbeu 1-0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 17 Prill 2013 23:23   pdfShtypEmail
Bylis_golBylis ka mundur në shtëpi kampionët e Skënderbeut falë një super goli të shënuar nga Gërxho dhe më pas i gjithë qyteti jo vetëm stadiumi ka festuar finalen historike që ballshiotët do të luajnë pas një muaji. Skuadra e Shensoit nuk i ka lejuar miqtë nga Korça të dalin fitues gjysëmfinalen e kthimit duke administruar për minuta me rradhë lojën dhe duke u treguar më të rrezikshëm në finalizim. Për Skënderbeun, një shtyllë e Sebino Plakut nuk ka mjaftuar dhe ëndrra për të bërë dopietë trofesh këtë vit është shuar shpejt. Skuadra nuk i është përgjigjur si duhet kërkesave të Josës dhe në fund ka dalë kokëulur nga stadiumi “Adush Muça” i Ballshit. Festa ka qenë e gjitha për miqtë ndërkohë që në rradhët e 100 tifozëve nga Korça që kishin udhëtuar për të përkrahur skuadrën e tyre janë përlotur të dorëzuar.

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit