HOT NEWS
Shkumbini / Trazira midis lojtareve dhe drejtuesav... » Skuadra e Shkumbinit ndonese ka emeruar nje trajne...
Elio Shazivari: Ndaj Vllaznisë për sukses » Ne nje prononcim per Albaniasoccer.com, Elio Shazi...
Tirana/ Ndeshja me Bylis zhvendoset ne "Qemal Staf... » Takimi mes Tiranes dhe Bylisit per javen e dyte te...
Vllaznia/ Abone per tifozerine kuqeblu » Drejtuesit e Vllaznise kane vendosur te nxjerrin n...
Arlind Nora: Ndeshja me Skenderbeun "shume" e rend... » Sulmuesi gjirokastrit i Shkumbinit Arlind Nora tho...
Artion Poci: Ndaj Flamurtarit, do të kerkojme fito... » Kapiteni i Beses Artion Poçi eshte i sigurte se Be...
Flamurtari/ Ne janar te vitit te ardhshem ne Vlore... » Ka nisur puna ne stadiumin Flamurtari per te insta...
Miqesore/ Panionios-Dinamo 3-1 » Eshte luajtur ne mbremjen e se shtunes, ne stadium...
Miqesore/ Tirana-Vllaznia 2-0 » Tirana ka fituar ndeshjen miqesore kunder Vllaznis...
Miqesore/ Kamza – Besa 0-1 » Besa ka fituar miqesoren e dyte radhazi brenda pak...
E mërkurë, 08 Shtator 2010
Lamtumire Brian!!!
nga AlbaniaSoccer    E hënë, 21 Shtator 2009 21:09    pdf Shtyp Email

lamtumir_brian_filipi Sot ne qytetin e Cervias u zhvillua ceremonia mortore e futbollistit te Ravenes dhe te kombetares Shpresa te Shqipërisë Brian Filipi. Në katedralen e vogël të qytetit ishin mbledhur shumë njerëz për ti dhënë lamtumirën e fundit Brian-it. Mbi dy mijë njerëz kanë qenë të pranishëm në këtë lamtumirë të dhimbshme. Katedralia e Cervias ka qenë tepër e vogël për të mbajtur gjithë personat që kishin ardhur , ashtu sic nuk kishte vënde per lulet e shumta të sjellura nga ultrasit e Ravenës. Lule kanë mbërritur dhe nga Rimini, Cezena dhe Cervia. Të pranishëm kanë qenë kryebashkiaku i Cervias dhe Ravenës. Presidenti  i Ravenës me të shoqen. Trajneri aktual i Katanias ish i Ravenës Atzori i cili ka pasur te veshur një fanellë me mbishkrimin “Ciao Brian” ne perfundim te ndeshjes Katania-Lazio.

Ai ka thënë : “Për mua është sikur të kem humbur një djalë”.

I pranishëm ka qenë dhe ambasadori Shqiptar në Itali Z.Kola. Nuk mund të mungonte futbollisti i Kievos dhe i kombëtares Shqiptare Erion Bogdani i cili ka deklaruar se : “Golin e realizuar ndaj Xhenoas ja kam dedikuar Brianit të cilin e kam njohur kur unë isha në kombëtare dhe ai në kombëtaren U-21”.

Prifti Umberto Paganelli, i cili e kishte pagëzuar Brianin ka thënë meshën me gjysmë zëri i shkatarruar nga dhëmbja. Fjalët e tij kanë mallëngjyer të gjithë të pranishmit. “Ne të gjithë Brian të kujtojmë me atë të qenurit tënd të pastër dhe të bukur, ishe një djalë i shkëlqyer e kishe marrë jetën me impenjim dhe për  këtë ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar për të cuar përpara mësimin dhe mesazhin tënd. Zot jepi rininë e përjetshme dhe na mbro të gjithëve me embëlsinë që Briani na dhuroi, me shpresën dhe vitalitetin e tij”.

Asnjë lojtar nuk ka pasur fuqinë të flasës, por e ka bërë kryebashkiaku i Cervias Roberto Zoffoli i cili tha : “ Boshllëku që do lesh tek Ravena Calcio është i madhë, por do të jetë më i madh ai që ke lënë tek Cervia qytet i cili të rriti. Ti dije se si ti bëje njerzit të të donin. Ishe simpatik, spontan, i dashur dhe ishe shumë i lidhur me qytetin. Mblidhemi rreth familjes tënde dhe të përshëndesim me shumë dashuri. Nuk do të harrojmë kurrë”.

Arkivoli me trupin e pajetë të Brian-it sonte do të qëndrojë në morgun e Cervias dhe nesër do të niset për në Shqipëri për tu varrosur.

Kel Naraci

Comments (0)

Subscribe to this comment's feed

Write comment

smaller | bigger

busy