HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 27 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Atdhe Nuhiu: Do te luaj me taka “kuq e zi”
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 12 Nentor 2009 12:25   pdfShtypEmail

atdhe_nuhiu_austriSulmuesi kryesor i U-21 te Austrise, lojtari me origjine shqiptare Atdhe Nuhiu, sot mberrin per here te pare ne Shqiperi dhe neser do te luaje ne takimin midis Shqiperise dhe Austrise per U-21. Perpara nisjes se tij nga Aeroporti  Austrise u shpreh rreth vizites se tij te pare ne token e Shqiponjave.

« Jam shume i gezuar qe vizitoj per here te pare Shqiperine. Ne te njejten kohe ndihem edhe shume i emocionuar. Jane disa emocione te vecanta qe do ti shijoj por fatkeqsisht luaj kunder Kombtares qe e kam origjinen qe me vjen shume keq por ky eshte futbolli », theksoi Nuhiu ne biseden e tij per Albaniasoccer.com, duke vazhduar me tej me nje fakt shume cilesor rreth takimit te neserm.

« Per ti treguar publikut Shqiptar se e dua kete popull dhe e  dua kete origjin qe kam do ti kem te veshura kepucet e zeza dhe takat me ngjyr KUQ E ZI », shpjegon sulmuesi shtatlarte i U-21 te Austrise.

« Une shpresoj te kem nje mikpritje te mire ne Shqiperi. Persa i perket takimit ne shkojme si udheheqes te Grupit dhe do te luftojme per te fituar. Jemi ne forme te mire dhe i gjithe grupi eshte pergatitur per kete takim. Duhet theksuar se do te jete nje ndeshje e veshtire sepse skuadra e Shqiprise nuk ka se cfare te humbi dhe do te jete nje perballje e fort po ashtu edhe nje ndeshje e bukur qe do te me mbetet gjithmone ne kujtese », perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, sulmuesi i U-21 te Austrise Atdhe Nuhiu, i cili pritet te kete ne stadium rreth 50 tifoza me banderola ne mbeshtetje te tij per te luajtur me kombetaren e Shqiperise.

Lavderim Nuhiu


busy
komente