HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 25 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
FSHF organizon kupen “Pavaresia”, me 28-Nentor
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 25 Nentor 2009 17:14   pdfShtypEmail

fshf_logoFederata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës dhe Klubin e Futbollit Flamurtari, do të organizojë më 28 Nëntor Kupën “Pavarësia”. Në Vlorë, në ditën e shënuar për të gjithë shqiptarët do të festohet edhe me futboll. Është edicioni i parë i një aktiviteti të ri, një ide dhe iniciativë e Federatës Shqiptare të Futbollit, mbështetur nga Bashkia e Vlorës dhe Klubi i Futbollit Flamurtari. Në të, do të marrin pjesë FK Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës. Aktiviteti do të jetë një turne trikëndësh, ku të treja skuadrat pjesëmarrëse do të ndeshen me njera tjetrën në një pjesë loje 45 minutëshe. Për fituesin do të jepet një Kupë. Do të ketë gjithashtu, një kupë për lojtarin më të mirë të Turneut.

Aktiviteti do të zhvillohet më datë 28 Nëntor në orën 12.00, në stadiumin “Flamurtari” të qytetit të Vlorës. Pritet një interesim i veçantë nga ana e tifozerisë vlonjate. Bashkia e Vlorës e ka përfshirë këtë aktivitet brenda të gjitha festimeve zyrtare që do të kryehen me këtë rast.


busy
komente