HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Suedi, plaçkitet stadiumi i “Kosovës”
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 29 Nentor 2012 10:13   pdfShtypEmail

stadiumKaosi mbizotëroi në Stokholm në stadiumin “Rasunda”, ndërsa tifozëve iu dha mundësia që të merrnin gjithçka që mundeshin nga impianti i cili ka mbyllur përfundimisht dyert dhe do të shkatërrohet.

Rreth 5 mijë persona, të armatosur me kaçavida, trapano dhe mjete të tjera u paraqitën në stadiumin e vjetër, ku është luajtur finalja e Botërorit 1958 ku Brazili fitoi 5-2 me Suedinë. Për herë të fundit, përfaqësuesja suedeze ka luajtur në këtë impiant në gusht të këtij viti, duke u mposhtur 3-0 nga Brazili.


Mes pjesëve që u morrën nga stadiumi ishin ulesët, gardhet rethuese, shtyllat e portave dhe copa nga fusha. Ky është fundi i stadiumi legjendar, i cili është hapur në vitin 1937 dhe ka qenë shtëpia e Kombëtares suedeze dhe klubit të Stokholmit, AIK.


Vetëm pak kohë më parë, më saktësisht në muajin qershor, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki kishte bërë të ditur se pjesët e impiantit i ishin premtuar si dhuratë Kosovës, në mënyrë që të ndihmohej infrastruktura e futbollit në këtë vend.


Objektivi ishte që me pjesët e stadiumit të ndërtohej në Kosovë një impiant i cili do të licensohej nga FIFA për zhvillimin e miqësoreve ndërkombëtare.


Pas “plaçkitjes” nga ana e tifozëve, ende nuk dihet nëse pjesët e stadiumit “Rasunda”, të paktën ato që kanë mbijetuar, do të dhurohen sipas premtimit të mëparshëm.


busy
komente