HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 23 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
U zhvilluan takimet e para çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 24 Shkurt 2010 17:47   pdfShtypEmail

kupa_kosovesFituesi në fuqi i Kupës së Republikës së Kosovës në Futboll, Hysi më rezultat të ngushtë 3-2, ka fituar sfidën e parë ndaj Lirisë, në kuadër çerekfinales së kësaj gare mjaft prestigjioze, të mërkurën në Merdare.

Në një ndeshje të baraspeshuar nikoqiret ia dolën që edicionin e ri të garave ta nisin më fitore, mirëpo ky rezultat prej 3-2, nuk është bagazh i mjaftueshëm për ndeshjen e kthimit që do të luhet të dielën në Prizren.

Edhe Trepça nga Mitrovica, e cila konsiderohet një nga synuesit për të fituar Kupën e Kosovës, më rezultat të ngushtë 4-3 ka mundur Gjilanin në “Adem Jashari”. Bazuar në cilësitë që posedojnë këto dy skuadra, është pritur fitore më rezultat më bindëse e “xehetarëve”, megjithatë gjilanasit më lojën e shfaqur nuk u dorëzuan lehtë dhe se, më optimizëm e presin takimin e kthimit që zhvillohet pas katër ditësh.

Besa mund Ballkanin

Besa e Pejës, ashtu siç pritej ka fituar ballafaqimin më anëtarin e Ligës së Parë, Ballkanin. Pejanët të drejtuar nga strategu Genc Hoxha, munden prej 2-0, therandasit dhe se, ky rezultat mund të jetë i kënaqshëm për skuadrën nga Peja, e cila këtë edicion kërkon Kupën e Kosovës.

Shosholli më fitore nis “aventurën” në Gjakovë, Lushtaku rikthehet më humbje

Vëllaznimi - Drenica, ishte një nga takimet joshëse të çerekfinales se Kupës së Kosovës. Gjakovarët i shkaktuan humbje Drenicës prej 1-0.

Ajet Shosholli e nis më fitore “aventurën” të kuqezinjtë e Gjakovës, ndryshe, homologu i tij Tahir Lushtaku rikthimin e tij në postin e trajnerit të Drenicës, e nis më humbje.

Rezultatet


BESA - BALLKANI               2-0

TREPÇA-GJILANI                 4-3

VËLLAZNIMI-DRENICA      1-0

HYSI - LIRIA                          3-2

Ndeshjet e kthimit zhvillohen të dielën dhe fillojnë në orën 14:00

 

 

Fatmir Bytyçi

 


busy
komente