HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa Kosoves / Sot luhen ndeshjet e kthimit 1/8 Finales!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 28 Shkurt 2010 08:28   pdfShtypEmail

kupa_kosovesKarahoda: Do ta eliminojmë Hysin

 

Sulmuesi i Lirisë, Fatih Karahoda, ka thënë se skuadra e tij ka fuqi që ta mund Hysin të dielën në “Përparim Thaçi” të Prizrenit.

Liria dhe Hysi, do të sprovojnë forcat në takimin e kthimit të çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës. Ndeshja e parë e zhvilluar tri ditë më parë në Merdare, kishte përfunduar 3-2, për Hysin, mirëpo sipas Karahodës, ky rezultat mund të shkrihet në ndeshjen e të dielës.

“Ne kemi mundur të shënojmë dy gola në Merdare, prandaj jam i bindur se mund të shënojmë gola edhe më shumë më takimin e kthimit”, ka thënë Karahoda.

“Për shkak të disa gabimeve tona, ne në takimin e parë pësuam më rezultat të ngushtë 3-2, mirëpo ne kemi fuqi që të shkrijmë këtë epërsi dhe të sigurojmë kualifikimin për garat e mëtejmë. Atmosfera është mjaft e mirë në klub dhe se, të gjithë jemi të mobilizuar që të mposhtim skuadron e Hysit. Objektivat tona janë të fitojmë Kupën e Kosovës dhe jam i bindur se mund të arrijë synimet tona”, ka theksuar Karahoda.

 

Papuqi: Hysi në gjysmëfinale

 

Ndërkaq, mbrojtësi i Hysit, Fisnik Papuqi, ka thënë se rezultati i takimit të parë nuk është i mjaftueshëm për ndeshjen e kthimit. Sipas tij mundësitë e kualifikimit janë të barabartë. Ai beson se skuadra e Hysit, ka fond të pasur të lojtarëve që mund të eliminojë Lirinë.

“Rezultati i ndeshjes së parë nuk është i mjaftueshëm për takimin e kthimit. Gjysmën e punës e kemi kryer, por duhet kryer edhe gjysmën tjetër të punës”, ka thënë Papuqi, i cili beson se skuadra e tij do të kalojë më sukses pengesën e quajtur Liria.

“Në Prizren, udhëtojmë në mungese të tre lojtarëve standard, megjithatë ne kemi fond të pasur të lojtarëve. Terrenin do të jetë përparësia e Lirisë, por besoj se ne do ta kalojmë më sukses sfidën më Lirinë, në mënyrë që të kualifikohemi në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës”, ka përfunduar Papuqi.

 

Të dielën takohen:

 

LIRIA - HYSI

(P. Hasani, S. Berisha, F. Agerbashi)

DRENICA - VËLLAZNIMI

(A. Hoxhaj, B. Selimaj, M. Aliu)

GJILANI-TREPÇA

(H. Hajdari, Z. Miranaj, A. Gashi)

BALLKANI-BESA

(S. Domi, B. Këpuska, M. Rrahimi)

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00


Fatmir Bytyçi


busy
komente