HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
FFK / Penalltite percaktuese per ekipet!
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 03 Mars 2010 09:36   pdfShtypEmail

ffkKomisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (KG i FFK), ka marr vendim që gjysmëfinalisti i katërt në mes Drenicës dhe Vëllaznimit, të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive.

“Komisioni i Garave i FFK-së, pasi konfirmoi se në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Skenderaj është bërë shkelja e nenin 66 në Rregulloren e Garave, e cila në raste kur loja shkon në vazhdime nuk e vlerëson golin si mysafir për të përcaktuar skuadrën kualifikuese, por duhet të bëhet ekzekutimi i penalltive. Ndeshja e parë në Gjakovë u mbyll 1:0 në të mirë të Vëllaznimit, kurse ajo e kthimit në Skenderaj në kohën e rregullt u mbyll 1:0 në të mirë të Drenicës, kurse në vazhdimet 2 herë nga 15 minuta, secila skuadër shënoi nga një gol. Në fund rezultati i kësaj ndeshje ishte 2:1, por gjakovarët festuan kualifikimin, duke menduar se goli i shënuar si mysafirë ua siguron pjesëmarrjen në gjysmëfinale. Ekzekutimi i penalltive do të bëhet më 4 mars në orën 14:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, kurse skuadrat janë të detyruara të paraqiten me të njëjtat përbërje siç ishin në ndeshjen e zhvilluar të dielën”, është thënë në njoftimin e FFK-së. Sipas këtij njoftimi “komisioni i Garave ka hapur procedurë disiplinore ndaj personave zyrtarë të kësaj ndeshjeje për mosrespektim të dispozitave të akteve normative të FFK-së”.

Fatmir Bytyçi

busy
komente