HOT NEWS
E mërkurë, 28 Shkurt 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Kosoves/ U tërhoq shorti për rrethin e parë
nga AlbaniaSoccer   E martë, 09 Tetor 2012 16:30   pdfShtypEmail

kupa_kosovesDje ne ambjentet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës. Shorti u tërhoq në mungesë të përfaqësuesve të klubeve, të cilët edhe një herë nuk shfaqën interesim për të qenë të pranishëm.

Çiftet e rrethit të parë janë si vijon:

DRENICA  -  ARBNESHËT
DRITA - 2 KORRIKU
ULPIANA - GJILANI
PRISHTINA - BALLKANI
FERONIKELI - TEFIK ÇANGA
FLAMURTARI -  TREPÇA
TREPÇA 89 - RILINDJA
MUSHTISHTI - HAJVALIA
DEÇANI -  VËLLAZNIMI

Ndeshjet janë me sistem eliminimi dhe do të zhvillohen me 17 tetor nga ora 13.00 (e mërkurë). Në rast të rezultatit të barabartë, zhvillohen vazhdimet 2 herë nga 15 minuta, e ne rast se nuk përcaktohet fituesi as pas vazhdimeve, do të ekzekutohen penalltitë. Për garat e mëtejme janë kualifikuar: Besa, Istogu, Hysi, Liria, Fushë Kosova, Ferizaj dhe Kosova (V), ngase kundërshtarët e tyre kanë hequr dorë nga garat e Kupës.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit