HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Fadil Vokrri: Blater na e konfirmoi se vendimi për miqësore është definitiv
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 07 Korrik 2012 22:26   pdfShtypEmail

fadil_vokrriDelegacioni i FFK-së i drejtuar nga Fdil Vokri kryetar, Predrag Joviç nënkryetar dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu u kthyen nga Cyrihu pas takimit me  presidentin e FIFA-s z. Sep Blater, dhe në hotel “Victory” mbajtën një konferencë me gazetarë.

Kryetari Vokrri i njohu gazetarët për temat e biseduara në selinë e FIFA-s, duke falënderuar z. Blatter jo vetëm për pritjen por edhe për mbështetjen dhe përkushtimin tij ndaj futbollit të Kosovës. Kryetari Vokrri shpalosi detaje nga takimi duke theksuar:

“Takimi i mërkurës në selinë e  FIFA-s ishte shumë miqësor. Z. Blater edhe njëherë na e ka konfirmuar se vendimi për lejimin e ndeshjeve zyrtare për Kosovën është definitiv, vetëm se mbetet edhe njëherë të shikohen modalitetet se si do të zbatohet ky vendim. Ne në këtë takim nuk kemi diskutuar për modalitete, por kemi biseduar se si të zhvillohet më tej futbolli i Kosovës dhe të gjejmë partnerë për të na ndihmuar në këtë fazë edhe në përgatitjen profesionale të kuadrove. Ne mbesim me shpresë se në fund të shtatorit kur edhe do të jetë mbledhja e KE të FIFA-s do të qartësohet çdo gjë dhe do të nisim përgatitjet për të gjetur edhe rivalë të mundshëm. Ne kemi shfaqur edhe brengën tonë për këtë zvarritje, por fundi i fundit kur kemi pritur kaq gjatë do të presim edhe shtatorin. Z. Blater e ka mirëpritur edhe përfshirejn e komunitetit serb jo vetëm në organet drejtuese të FFK-së por edhe pjesëmarrjen në gara të skuadarve srebe në kampionatet e Kosovës".


busy
komente