HOT NEWS
E martë, 19 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ FIFA siguron FFK-në, vendimi për Kosovën sot ose nesër
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 27 Shtator 2012 16:54   pdfShtypEmail

fifa_logo-newÇështja e futbollit të Kosovës nuk është vënë si pikë e veçantë e rendit të ditës për mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, që për dy ditë, të enjten e të premten, do të diskutojë në Zyrih.

Por, zyrtarët kosovarë presin që për Kosovën të diskutohet të premten, te pika e fundit e rendit të ditës, e titulluar ‘Çështje të ndryshme’.

Për këtë janë siguruar edhe nga kreu i FIFA-s, Sepp Blatter, që më 19 shtator i ka nisur një letër kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, ku e siguron se KE-ja e FIFA-s do të diskutojë edhe për Kosovën, transmeton koha.


“Me mirësi dua t’ju informoj për pranimin e letrës suaj më 14 shtator 2012. E kam analizuar mirë përmbajtjen. Jeni të informuar se letra do t’iu shpërndahet të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s dhe për të do të diskutohet në mbledhjen e 27 e 28 shtatorit”, ka shkruar Blatter në letrën e tij për Vokrrin.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit