HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
R.I.P/ Vritet në Francë ish-futbollisti i Hajvalisë
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 28 Shkurt 2013 15:30   pdfShtypEmail

fatmir_beqiri_hajvaliaE la Kosovën për të shkuar në kërkim të një jete më të mirë në Francë, mirëpo për asnjë moment nuk e kishte menduar se atje do të gjente vetëm vdekjen.

Ish-futbollisti i Hajvalisë me të cilën u promovua në ligën e parë, Fatmir Beqiri pas një zënke me një tjetër shtetas kosovar në Lyon të Francës ka mbetur i vdekur pasi paraprakisht ishte goditur me thikë. Beqiri, i lindur me 23 dhjetor 1991, për një vit ishte pjesë e Hajvalisë, më parë kishte luajtur edhe për KEK-un dhe Ramiz Sadikun, ndërsa vitin e kaluar ai kishte vendosur që në mënyrë ilegale të shkojë në Francë.

Beqiri nga shokët kujtohet si një djalë i urtë dhe i zellshëm dhe lajmi për vdekjen e tij i ka goditur të gjithë. “Më duket e pabesueshme. Fatmiri ka qenë një djalë shumë i urtë dhe punëtor. Asnjëherë nuk ka bërë fjalë me askënd në klub. Vdekja e tij më ka goditur shumë”, tha portieri i Hajvalisë, Sami Boroci, i cili për një sezon e kishte pasur bashkëlojtar.

Marre nga Zeri.info


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit