HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Shtyhen ndeshjet e fundjavës
nga AlbaniaSoccer   E diel, 17 Mars 2013 07:02   pdfShtypEmail

raiffasen_superliga_KosovesBazuar në kërkesën e KF "Besa" nga Peja dhe KF "Feronikeli" nga Drenasi, lidhur me terminet e ndeshjeve të javës së 19-të të Raiffeisen Superligës, e sidomos të ndeshjes Besa-Vëllaznimi, e paraparë të zhvillohet ditën e shtunë më 16.03.2013 nga ora 14:00 në transmetim televiziv të RTV21, dhe terminin e ndeshjes Feronikeli-Trepça e paraparë të zhvillohet në Skenderaj, ditën e diel më 17.03.2013 nga ora 14.00, për shkak të gjendjes së vështirë të terreneve (pas të reshurave të shiut e borës dhe kushteve gati të jashtëzakonshme),sidomos ne Pejë e Skenderaj, por edhe vështirësive edhe në terrenet tjera, Komisioni i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së parë, mori këtë


VENDIM

1. Ndeshjet e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll shtyhen për javën e ardhshme (për ditën e martë, respektivisht të mërkurë), kjo varësisht nga kompania televizive për orarin e ndeshjeve të parapara në transmetim televiziv në Supersport Kosova.
Për terminet e ndeshjeve të Raiffeisen Superligës do të informoheni me kohë.
2.Të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë të parapara të zhvillohen këtë fundjavë, janë shtyrë për ditën e mërkurë, më 20 mars nga ora 14.00.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit