HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Prishtina fitoi në Gjakovë, Trepça’89 dështoi në Kizhnicë
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 06 Maj 2013 15:43   pdfShtypEmail

Prishtina-liriaTe shtunen janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 28-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra kryesuese e renditjes, Prishtina, ka bërë një hap të madh drejt kurorëzimit me titullin e dytë radhazi, pasi ka shënuar fitore kundër Lirisë në Gjakovë, me rezultat 2:0, derisa konkurrentja e saj kryesore në garën për titull, Trepça’89 ka pësuar humbje në Kizhnicë, me rezultat 1:2.

Golat në fitoren e Prishtinës i shënuan Besnik Krasniqi (40’) dhe Florim Berbatovci (81’). Me këtë fitore Prishtina ka shtuar epërsinë në 8 pikë ndaj Trepçës’89. Kjo e fundit ka pësuar humbje në sekondat e fundit ndaj Hajvalisë. Mahmadu Ndiaje shënoi golin e fitores ka qenë protagonisti kryesor i Hajvalisë, duke shënuar të dy golat e kësaj sfide. Golin e parë e shënoi në minutën e 68-të, kurse në minutat shtesë realizoi edhe golin e dytë, duke ia siguruar tri pikë skuadrës së tij, pasi Shpëtim Idrizi përkohësisht e barazoi rezultatin në minutën e 82-të.

Fitore para tifozëve të vet ka shënuar edhe Feronikeli në duel me Trepçën, me rezultat 1:0, duke e përforcuar pozitën e tretë në renditje. Golin e vetëm në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj e ka realizuar Rafet Mullallari, në minutën e 82-të.


busy
komente