HOT NEWS
E mërkurë, 28 Shkurt 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga Kosove/ Llamkos e mbyll stinorin ne krye
nga AlbaniaSoccer   E diel, 24 Nentor 2013 19:47   pdfShtypEmail

llamkos kosova thumbLlamkos Kosova ka konfirmuar se është kampion vjeshtor i Kosovës pasi ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Ferizaj. Skuadra e Bylbyl Sokolit edhe pas humbjes ndodhet ne vend te dyte pasi edhe Hysi u mund si mysafirë ne Gjilan me rezultat 2-0. Befasia ndodhi në Mitrovicë, pasi Ferronikeli arriti të marri nje barazim si mysafirë.

Llamkos Kosova – Ferizaj 2-1

Derbi i kësaj jave në Raiffaisen e Superligës ishte në Vushtri, ku kampioni vjeshtor i Superligës ka fituar kundër nënkampionit vjeshtor Ferizajt. Me këtë fitore Llamkos Kosova shkëputet 9 pikë nga vendi i dytë. Dy golat u shënuan në pjesën e parë të takimit. Në minutën e 8-te shënoi Samir Zeneli dhe dyfishoi Alban Dragusha në minutën e 34-të me koke pas krosimit nga kendi te Burim Shales. Ferizaj arriti që të ngushtojë epërsinë në minutën e 85-të të takimit kur shenoi Betim Haxhimusa pas goditjes se lire te Taulant Dajakut

.

Trepça – Ferronikeli 1-1

Ndeshje e fortë u zhvillua edhe në Mitrovicë, në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë ku Trepça luajti kundër ekipit drenicas Ferronikeli. Miqte, pasi shenuan ne minuten e 28-te me ane te faith Karahodes e kontrolluan lojen por qe pas minutes se 65-te luajten me një lojtar me pak pasi nga loja u përjashtua Lapidar Lladrovci me karton te kuq per nje nderrhyrrje teparregullt ne hyrje te zones ndaj lojtareve te Trepces. Vendasit barazuan me ane te Blerand Kurtishaj në minutën 75-të.

Drita – Hysi 2-0

Drita e Gjilanit i ka prishur shumë pune skuadrës nga Llapi, Hysit pasi që e ka mposhtur duke mos e lënë atë që të shpallet nënkampion e Kosovës. Goli i pare në këtë ndeshje u shënua në pjesën e parë në minutën e 10-te nga Ardian Limoni. Nga minuta 77-te, kapiteni i Dritës Ismet Ramushi është përjashtuar nga ndeshja për shkak të dy kartonëve të verdhë. Në minutat shtesë Drita ka shënuar edhe golin e dytë me ane te Leotrim Pajazitit

Hajvalia-Prishtina 1-3

Prishtina i është rikthyer fitoreve. Kampioni i Kosovës e ka mposhtur si mysafir Hajvalinë me rezultat 1:3, në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës. Ekipi mysafirë e ka pasur iniciativën qe ne fillim dhe në pjesën e parë në minutën e 20-të ka kaluar në epërsi me golin e Armend Thaçit. Kurse, në minutën e 37-të Artan Krasniqi dyfishoi epërsinë e Prishtinës në 2:0. Edhe në pjesën e dytë mysafirët dominuan në fushë, derisa Liridon Latifi shënoi për 3:0 në minutën e 77-të, pas një gabimi të portierit vendas, Ferdi Ymeri. Kurse, Hajvalia shenoi golin e nderit, me ane te Festim Krasniqi tre minuta para përfundimit te takimit nga pika e bardhe e penalltise.

Drenica-Fushe Kosova 2-1

Drenica ka gjetur fitoren pas katër barazimeve radhazi. Ekipi kuqezi e ka mposhtur në Skenderaj Fushë Kosovën me rezultat 2:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 40-të me golin e Alban Shillovës. Por, gëzimi i Fushës Kosovës nuk zgjati shumë pas tre minuta më vonë Dukagjin Gashi barazoi rezultatin në 1:1. Kurse, heroi i Drenicës në këtë takim ishte Granit Arifaj, i cili në minutën e fundit të takimi realizoi gol për 2:1.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit