HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kapiteni i Milanos ka mahnitur kroatët
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 22 Korrik 2009 04:18   pdfShtypEmail

Armend Alimi

Nga humbja e Milanos në përballjen me skuadrën e Slaven Belupos (0-4) si duket do të përfitojë vetëm mesfushori kumanovar Armend Alimi. Në tribunat e stadiumit Milano Arena të enjten janë parë menaxherë të shumtë, të cilët kanë ardhur të shohin në vepër kapitenin e Milanos, Alimi. Menaxheri i futbollit, Sasha Markoviç ka pohuar se për Armend Alimin janë të interesuar shumë skuadra evropiane. “Jemi në fazën përfundimtare të bisedimeve me disa klube nga Kroacia dhe Evropa. Për pesë muaj të fundit në adresë të Alimit kanë ardhur pesë oferta, madje tepër joshëse. Në mesin e tyre janë klube nga Serbia si, Banat, Zrenjanin dhe Partizani. Këta të fundit nuk pyesin për çmimin, mirëpo dëshira e prindërve të tij është që ai të kaloj në Kroaci dhe unë këtë e respektojë. Nga klubet kroate shërbimet e Alimit i duan disa klube, mes të cilëve Kraocia Sesvete, por tani edhe Slaven Belupo, e cila është mahnitur nga loja e tij. Është edhe klubi turk i Bursa Spor që ka shpreh dëshirën që t’i ketë shërbimet e Alimit”, është shprehur, menaxheri Sasha Markoviç, të cilit në këtë drejtim është duke i ndihmuar Halim Hodai, njëri nga emrat më të njohur në futbollin e Maqedonisë, si lojtar dhe si trajner. Sipas menaxherit Markoviç ka shumë mundësi që pas ndeshjes së kthimit me Belupon më (23 korrik) Alimi të transferohet në ndonjë klub të Kroacisë.


busy
komente