HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Maqedonia/ Derbi i Tetovës, Teteks-Shkëndija do të luhet në Gjorçe Petrov!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 08 Dhjetor 2012 08:32   pdfShtypEmail

shkendijaDerbi i Tetovës dhe i javës së XIX (e fundit për sezonin vjeshtor) në kampionatin vendor ndërmjet Teteksit dhe Shkëndijës nuk do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, por në stadiumin e lagjes në Gjorçe Petrov në Shkup.

Sipas kryetarit të klubit të Teteksit arsyeja e vetme që ndeshja është transferuar në Shkup është fusha e keqe në stadiumin e qytetit në Tetovë.

“Po, stadiumi në Tetovë është në gjendje katastrofale dhe kjo është arsyeja që ne kemi kërkuar që loja me Shkëndijën të transferohet në Shkup. Ju edhe vet e keni para se në çfarë gjendje është tereni, pas ndeshjeve që zhvilloi Shkëndija me Napredokun dhe Drita me Vardarin. Aty nuk mund të luhet futboll dhe kjo është arsyeja që vendosëm të zhvillojmë takimin në Shkup. Diçka tjetër nuk ka”, deklaroi Zharko Stojanovski, kryetar i Teteksit.

Në kampin kuqezi presin të vazhdojnë serinë e ndeshjeve të mira si mysafire. “Ndeshjet me Teteksin pa marrë parasysh se ku do të luhen janë të vështira, sidomos kjo që zhvillohet në Gjorçe Petrov. Por ne shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë, sikur edhe të tjerat në kohët e fundit dhe natyrisht të fitojmë tre pikë. Mendoj se jemi në formë të mirë dhe rezultati nuk do të mungoj as pas sfidës me Teteksin, së cilës skuadër gjithashtu i nevojitet pikët, por le ti kërkojnë në ndonjë ndeshje tjetër”, theksoi për gazetën mesfushori i palodhur i Shkëndijës, Burhan Aliju.

Po në atë fushë të papërshtatshme për lojë një ditë më herët (e shtunë) do të luajnë Renova dhe Pelisteri i Manastirit. Vendasit shpresojnë të mbyllin stinorin vjeshtor me fitore.

“Është ndeshja e fundit dhe neve na duhen tre pikët e kësaj ndeshje. Kemi shumë mungesa në skuadër, mirëpo gjendemi në një pozitë të palakmueshme ku nuk na lejohet kiks i ri. Besoj se lojtarët që do të jenë në dispozicion mund t’i dalin përball ndeshjes dhe të fitojmë, edhe pse nuk do të jetë lehtë. Pelisteri ka ekip të mirë, sigurisht se edhe ata do të kërkojnë pikë, por ne duhet të jemi më agresiv në fushën tonë, sepse kjo po na kushton shumë në takimet si mysafirë”, mesfushori i bardhekaltërve nga Xhepçishti, Muharem Bajrami.

Udhëtim të vështirë e pret Dritën e Bogovinës, e cila do të takohet me Turnovën në fushën e kësaj të fundit. Skuadra shqiptare është e vetëdijshme për rëndësinë e takimit është përgatitur maksimalisht me qëllim që të mos e humb ndeshjen.

“Na pret një sfidë e zorshme kundër Turnovës, ata janë favorit, por kjo s’do të thotë se ne shkojmë me flamur të bardhë në këtë përballje. Nuk do të dorëzohemi dhe do të japim maksimumin që të marrim një rezultat pozitiv nga kjo vizitë. Shpresojmë ta përfundojmë pjesën e parë të kampionatit pa humbje, megjithatë të shohim se çka do të ndodh”, u shpreh mesfushori i Dritës, Ardit Shaqiri.

Renova-Pelisteri dhe Rabotnicki-Bregallnica janë në program të shtunën nga ora 13:00, kurse katër takimet tjera janë të dielën me fillim po prej orës 13:00.


busy
komente