HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 23 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Maqedonia/ Përsëri probleme me kryesinë e Shkëndijës !?
nga AlbaniaSoccer   E martë, 15 Janar 2013 14:06   pdfShtypEmail

shkendijaNuk kanë fund problemet te Shkëndija e Tetovës, pasi që burime të televizionit Alsat-M mësojnë se komisioni i shkallës së dytë ka pranuar ankesën e ish-nënkryetarit Idriz Ibishi.
Në fakt ankesa është pranuar në fund të vitit të kaluar, ndërsa pritet tentim i ri i Ibishit, për të vërtetuar se president legjitim i Shkëndijës është ai.

Paqratësitë në KF Shkëndija janë aktuale tani më një kohë, pasi Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë disa herë ndryshonte vendimin për legjitimitetin e dy palëve rivale.

Gjithçka filloi verën e kaluar kur nën-kryetari i atëhershëm Idriz Ibishi në kuvendin e tij shkakroi Nuriman Shaqirin nga posti i presidentit, për t’u zgjedhur më pas vetë ai njeriu i parë i skuadrës ‘kuqezi’.

Regjistri Qendror më vonë disa herë ndryshoi vendimin, për të marë çështja fund në vjeshtë, kur Shaqiri u konfirmua president. Mirëpo tani gjërat marin kahje tjetër, pasi komisioni i shkallës së dytë pranon ankesën e Ibishit dhe ky i fundit pretendon që së shpejti të hyjë në klub.

Në rast se kjo vërtetohet me ligj, nuk përjashtohet mundësia e tërheqjes së Nuriman Shaqirit njofton Alsat-M.


busy
komente