HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqesore/ Shqiperi - Irlanda e Veriut 1-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 04 Mars 2010 04:45   pdfShtypEmail

albania_against_hungaryAltin Lala këmbe-mbari, Ervin Skela kembe-magjistari

Kapiteni Altin Lala rikthehet pas me shume se nje viti ne fushe per kombetaren e Shqiperise dhe kapiteni ne mungese te tij, Ervin Skela shenoi golin e vetem dhe te fitores per skuadren "kuqezi"

Pas nje gabimi te mbrojtesit McCartney ndaj Erjon Bogdanit, gjyqtari i takimit akordon nje goditje te lire jashte zones, te cilen Ervin Skela me nje gjuajtje te shkelqyer e kthen ne gol, duke i dhene avantazhin Shqiperise. Duhet thene se ne pjesen e pare skaudrat, sidomos Shqiperia luajten nje loje me pozitive, ishin me kerkues dhe krijuan me teper volum loje se Irlandezo Verioret.

Portieri i Birmingham City, Mike Taylor e ndjeu qe ne fillim te takimit shijen e asaj qe ai pritej te shijonte, sulmet e vazhdueshme dhe presionin e vendasve. ne minuten e dyte, Erjon Bogdani rrezikoi, por pa mundur te realizoje, nderkohe qe ne minuten e 12-te, ishte Ansi Agolli, gjuajtja e te cilit fshiu shtyllen.

Pese minuta me vone, Irlandezo Verioret e pane perseri vehten nen presion, kur gjuajtja e Klodian Duros do te ishte shume efikatese sikur mos kishte aq shume shtytje ne goditje

Ne minuten e 21-te, Mike Taylor, do te shpetonte porten e tij me shume sakrifice per te evituar nje gjuajtje standarte te Ervin Skela, i cili thuajse 5 minuta me vone nuk gaboi.

Pjesa e pare u mbyll me epersine e Shqiperise, e cila me gjithe ndryshimet e kryera u duk e lodhur ne pjesen e dyte, e ndikuar edhe nga faktori fushe qe ishte ne nje gjendje mjaft te mjerruar, balte dhe lluce, fale edhe rreshjeve ne ditet e meparshme te cilat nuk ndihmuan ne kete aspekt.

Miqte paten disa raste te pastra ne pjesen e dyte, me protagonist Stephen Craigen e Motherwell i cili nuk arriti te festonte golin e pare me kombetaren ne 46 ndeshje, pasi ai goditi dy here shtyllen duke i ardhur ne ndihme Shqiperise. McCann and Craigton qe kishin rastet me te pastra nuk mundet te barazpeshonin ashtu  sic Can dhe Agolli mund te kishin shumfishuar per Shqiperine, kur topat e gjuajtur prej tyre u bllokuan nga portieri kundershtar Taylor.

Me Lalen e rikthyer dhe me nje kombetare qe dispononte ne fushe si titullare vetem nje lojtar nen moshen 25 vjec, Shqiperia arriti te fitonte karshi nje ekipi me shume emra te rinj qe perseri vazhdon te tregoje turbulli ne takimet jashte fushe ku ka humbur 19 nga 22 te fundit.

Me kete fitore Shqiperia, ben nje hap te kenaqshem ne ndeshjen e pare te ketij viti, duke e filluar suksesshem me fitore, ndaj nje rivali me emer ne futbollin britanik.

(Skeda e ndeshjes - Kliko ketu)

Klevis Bejkolli


busy
komente