HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Euro 2012/ Bjellrosi-Shqiperi 2-0
nga AlbaniaSoccer   E martë, 12 Tetor 2010 23:15   pdfShtypEmail

shqiperi0bjerrusiKombetarja shqipetare ka provuar humbjen e pare ne fushaten e eleminatoreve per Euro 2012-n. Sot ne Minsk, kuqezinjte jane dorezuar perballe vendasve e jane mundur me rezultatin 2-0 duke thyer shpresat e gjithe shqipetareve per nje rezultat tjeter pozitiv ne transferte pas barazimit ne Rumani nje muaj me pare. Mungesat e Canes, Currit, Bogdanit dhe mungesa ne pankine e Josip Kuzhes kane dhene efektin e tyre. Nje pjese e pare per tu harruar, me gabime te shumta dhe nje loje mjaft e dobet ka bere qe Shqiperia jo vetem te pesoje gol pas 10 minutash, por nderkohe te rrezikoje edhe pesimin e golave te tjere. Vendasit kane zoteruar mesfushen dhe me pas e kane patur te thjeshte te vene ne veshtiresi mbrojtjen kuqezi dhe portierin Beqaj. Dallku dhe Teli per here te pare te dy se bashku ne qender te mbrojtjes nuk kane krijuar garanci.

Ne pjesen e dyte, Shqiperia futet ne fushe me nje marsh tjeter. Kuqezinjte shtyjne perpara dhe bejne kundershtarin te vihet ne presion e te terhiqet ne gjysemfushen e tij. Salihi shperdoron nje mundesi ideale per shenim pas nje krosimi te Agollit ne zone. Shkodrani godet por jo si duhet per ta derguar ne rrjete dhe portieri arrin ta neutralizoje rrezikun. Ne momentin me te mire te Shqiperise, atehere kur zv/trajneri Mustedanagic po kryente zevendesimet per te bere nje skuader me sulmuese vjen dhe goli i dyte, gol qe ben te kapitullojme ne Bjellrosine e larget ne minuten e 77’. Nuk ka me te tjera histori dhe Shqiperia provon keshtu humbjen e pare per kete sezon eleminatoresh.

Enea Shtrepi

Bjellorusi - Shqiperi 2-0


Shenues: Rodionov 10’, Krivets 77’
Bjellorusia: Zhevnov, Kulchy (Krivets 75’), Martynovich, Kalachev, Tigorev, Omelyanchuk, Putilo (V. Hleb 83’), Kislyak, Shitov Rodionov, Molosh (Yurevich 87’). Trajner: B.Stange
Shqiperia: Beqaj, Lila, Vangeli, Dallku, Agolli, E.Bulku (Muzaka 59’), Duro, Skela (Kapllani 81’), Teli, Lika (Bakaj 76’), Salihi. Trajner: D.Mustedanagic
Kartone te verdhe: Molosh, Kalachev, Putilo / Lika, Skela
Karton i kuq: Dallku
Gjyqtare: Peter Rasmussen, Niels Hough, Martin (Danimarke).




busy
komente