HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Studio spanjolle publikon te detajuar projektin e stadiumit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 19 Tetor 2010 23:07   pdfShtypEmail

stadiumi_kombetar_qemal_stafa_thumbStudio arkitekturore spanjolle RFA ka marre persiper projektin e stadiumit te ri qe do te ndertohet ne stadiumin kombetar ekzistues “Qemal Stafa”. Stadium per te cilin ka firmosur sot edhe kryeministi Berisha.  Sot eshte bere publike  i detajuar i gjithe projekti per stadiumin me standarte Europiane qe do te kete vendi yne pas vetem dy vitesh. Projekti i tyre i ri eshte ndertuar ne baze te tre koncepteve, i pari lidhet me formen e hartes se Shqiperise, duke qene se pozita jone gjeografike ka nje orientim veri-jug, te ngjashem me orientimin e nje fushe futbolli. Koncepti i dyte lidhet me sfondin e thyer malor te Tiranes, nje reliev i ashper dhe i forte, gjithçka qe perfshihet ne kete projekt te stadiumit dhe koncepti i trete ka te beje me ngjyrat e flamurit tone, e kuqja dhe e zeza, qe do te jene dhe ngjyrat e fasades se ketij stadiumi te ri. Ky stadium do te ndertohet ne nje siperfaqe prej 41.500 metrash katrore e do te kete mbi 30 mije vende per tifozet, 75% e tyre do te jete e mbuluar nderkohe qe jane projektuar edhe 330 vende parkimi. Ai do te jete i ndare ne dy pjese. Pjesa e poshtme e stadiumit mban mbi 17 mije vende ku perfshihen 525 vende VIP, nderkohe qe pjesa e siperme do te kete rreth 16 mije vende, ku perfshihen serish edhe 320 vende VIP. Gjithçka perfekte per nje stadium te standartit ELIT te UEFA-s, nje nder nivelet me te larta qe eshte projektuar studio RFA, e njejta qe ka bere projektin e stadiumit te Valencias, Espanjolit, Atletikos se Madridit e disa prej stadiumeve te vendeve te tjera europiane.
Shume shpejt pritet te fillojne punimet per rikonstruksionin e pergjithshem te stadiumit Qemal Stafa dhe ne vitin 2012 Shqiperia do te kete nje stadium te standarteve Europiane.

Enea Shtrepi


busy
komente