HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Eduard Prodani: Josip Kuze kerkon miqesore tjeter
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 19 Shkurt 2011 13:40   pdfShtypEmail
fshf_stadiumiTrajneri i kuqezinjve Josip Kuzhe i ka kerkuar sektorit te garave ne FSHF nje tjeter ndeshje miqesore ne daten 29 mars. Kjo eshte date e lire per kombetaren tone menjehere pas ndeshjes me Bjellorusine. Kuzhe shprehet se nuk ka mbetur i kenaqur nga  futbollistet ne daten 9 shkurt ne miqesoren me Sllovenine te humbur 2-1. Kete here ai kerkon te gjendet nje kundershtar sa me shpejte per te provuar talentet e rinj, te cilet ai mendon ti vendose ne 11-shen stabel te kombetares . Gjithcka konfirmohet nga sekretari i pergjithshem i FSHF , Eduard Prodani. i cili shton: "Kuzhe na ka kerkuar qe te gjejme nje kundershtar menjehere pas ndeshjes me Bjellorusine dhe ne jemi duke punuar per kete. Trajneri i kombetares e kerkon kete ndeshje per te futur ne ekipin kombetar talente te rinj qe do te zevendesojne emrat e vjeter dhe qe u ka ikur "mosha" per kombetaren."- perfundoi Prodani.

Besi Donati

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit