HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Henrik Larson: Shqiperia, ndeshja e fundit
nga AlbaniaSoccer   E diel, 11 Tetor 2009 18:23   pdfShtypEmail

henrik_larsson_lastKapiteni i kombetares se Suedise Henrik Larson e ka deklaruar zyrtarisht se ndeshja me Shqiperine do te jete e fundit per te me kombetaren. Pas perfundimit te pasuksesshem te Suedise per tu kualifikuar ne Boteror, kapiteni  me mbi 100 ndeshje per Suedine do te largohet nga prezantimi i tij me perfaqesuesen. “Shqiperia do te jete ndeshja e fundit per mua edhe nese kualifikohemi. Nese nje mrekulli ndodh, atehere une do te ndihem shume keq nese ne nuk fitojme , nese Portugalia humbet pike. Ne duhet te fitojme me Shqiperine”, u shprej kapiteni i kombetares se Suedise, i cili u pezmatua per largimin e trajnerit Lars Lagerbeck. “Une e respektoj vendimin e tij dhe te federates, por ai eshte i shkelqyer. Ai eshte trsjner shume i mire dhe ne duhet te largohemi te pakten me fitore”, perfundoi prononcimin e tij kapiteni Larson per te cilin ndeshja ndaj Shqiperise do te jete e 107-ta me fanelen e kombetares 

Niklas Dagervik


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit