HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Samir Ujkani: Më erdhi keq per tifozat !
nga AlbaniaSoccer   E premte, 16 Tetor 2009 01:34   pdfShtypEmail

ujkani_suedi_shqiperi_berg_goli_2Portieri i kombetares se Shqiperise, Samir Ujkani i cili luajti takimin e dyte rresht si titullar ne porten e skuadres kombetare, pesoi humbjen e pare te thelle si portier i ekipit gjate ketyre eliminatoreve.

“Ishte nje humbje e rende, sepse nuk meritonim te pesonim kater gola. Luajtem me mire dhe nuk mund te them qe rezultati i perket lojes se zhvilluar. Me erdhi shume keq per tifozat, sepse ishin ne nje numer te madh ne Stadium dhe nuk u kenaqen”, u shpreh per Albaniasoccer.com nga Italia, portiere i kombetares se Shqiperise Samir Ujkani I cili e dinte se nuk do te ishte ndeshje e lehte.

“Suedezet jane skuader e forte dhe padyshim qe ne fillim do te motivoheshin per te shenuar qe te kishin njefare sigurie, nese ndodhnin surpriza ne Portugali. Goli i pare erdhi shume shpejt dhe padyshim kjo i dha nje lehtesi ne loje vendasve. Me pas ne luajtem mire dhe papritur nje moment delikat ne disfavor tonin dhe ata e dyfishuan rezultatin. Menjehere, shenuan edhe golin e trete dhe kjo ishte shume e disfavorshme per tu permbysur ne pjesen e dyte », theksoi Ujkani, i cili diten e shtune do te luj per skuadren e tij Novara ne Lega Pro 1a.

Ne porte tek  Novara, Ujkani ka pesuar vetem 4 gola, me pak se cdo skuader tjeter dhe te Shtunen luan jashte fushe dhe do te mundohet qe te marri maksimumin e pikeve per tu ngjitur ne vend te pare.

"Do shkojme per fitore, sepse nuk duam ti shkeputemi Kremonezes qe ndodhet nje pike me siper", perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, portieri i kombetares, Samir Ujkani


Fatjon Pandovski


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit