HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqesore/ Shqiperi –Mali Zi 3-2
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 10 Gusht 2011 21:46   pdfShtypEmail

shqiperia_feston_golNdeshja Shqiperi-Mali i Zi u zhvillua ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe ka perfunduar me rezultatin 3:2. Ishte kombetarja shqipetare ajo e cila arriti te shenoi e para ne kete miqesore me ane te Erjon Bogdanit ne minuten e 32-te.Nje gol qe me teper erdhi si pasoje e nje rremuje ne mbrojtjen e fqinjeve pas nje krosimi te rrezikshem nga Agolli. Goli solli feste ne shkallet e stadiumit por miqte arriten shume shpejt te barazimi. Ne minuten e 40-te Savic  barazoi rezultatin me nje gol shenuar me koke brenda zones. Pjesa e pare u mbyll me rezultatin e barabarte, ndersa me te filluar e dyta ka qene serish Savic ai qe kaloi ne avantazh malazezet me nje tjeter gol ne minuten e  47-te.
Shqiperia e Kuzhes nuk eshte dakort fare me kete rezultat dhe pas disa ndryshimeve ne vendosje vijne dhe dy golat spektakolare qe ndezin Loro Boricin. Ne fillim ka qene Jahmir Hyka qe ka shenuar me nje gjuajtje te bukur nga jashte zones dhe barazuar rezultatin 2-2. Me pas Salihi ka bere mrekulline e rradhes duke shenuar me nje rrofeshate spektakolare brenda zones. Malazezet jane shtangur nga permbysja e kuqezinjve dhe deri ne fund te ndeshjes nuk kane bere asgje per ta ndryshuar rezultatin. Kjo ishte fitorja e dyte per Shqiperine me Malin e Zi. Nje vit me pare e mundem ne Podgorice me nje tjeter gol spektakolar te Hamdi Salihit.

.


busy
komente