HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Perkujtim/ Ndahet nga jeta Fatbardh Deliallisi
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 15 Tetor 2011 23:14   pdfShtypEmail
albanian_flag_half_thumbU nda sot nga jeta dhe u percoll ne banesen e fundit Fatbardh Deliallisi, ish-futbollist i shquar i Ekipit Kombetar dhe Partizanit.

Lindur ne vitin 1932, Deliallsi eshte padyshim nder futbollistet e kalibrit me te larte te Shqiperise, partner i Boriçit, Jankut, Shllakut e Panos me shoke. Pervecse 6 here kampion i Shqiperise me Partizanin, Bardh Deliallisi ka shkelqyer shume here dhe me fanellen e Kombetares duke qene ne shume perballje edhe kapiten i saj.

Ne foton ilustruese shikoni Ekipin Kombetar te Shqiperise ne 1964, ne Roterdam, perpara ndeshjes me Hollanden ku Deliallsi mban shiritin e kapitenit te ekipit.

Me humbjen e Deliallisit, Shqiperia humbi padyshim nje nder talentet me te shquar te futbollit te saj. Deliallisi i perket atyre qe me pasionin dhe sakrificat pafund i dhuruan nejrezve te ketij vendi gezim dhe shprese. Ata ja falen rinine e tyre Shqiperise dhe Shqiperia nuk i harron ata kurre.

Albaniasoccer.com dhe stafi i saj e ndane dhimjen me familjen , miqte dhe te afermit e ish futbollistit.



busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit