HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Cana & Bogdani optimiste per ekipin
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 24 Maj 2012 18:07   pdfShtypEmail

kombetarja_stervitet1Kombëtarja shqiptare do të luajë të dielën një tjetër miqësore, atë ndaj Iranit në Stamboll të Turqisë. Dy ndër lojtarët kryesorë kuqezinj, Lorik Cana dhe Erion Bogdani, janë optimistë për gjendjen e ekipit kuqezi.

Ata kane vlerësuar shume këto miqësore si mundësitë e pakta qe ka skuadra ne prag te eliminatoreve ndërsa u kane uruar mirëseardhjen  lojtareve te rinj te afruar ne skuadër. Ndërkohë emblema e kuqezinjve ka shuar akoma pa u ndezur debati dilemën me te fundit për një largim te kosovareve nga kombëtarja pas lejimit te FIFA-s për Kosovën qe te luaj takime miqësore.

Miqësorja kundër Iranit do te luhet ditën e diele ne orën 19:00 ne stadiumin Inonu te Stambollit.

Kombëtarja shqiptare eshte e grumbulluar ne Durres momentalisht.Kuqezinjte kane edhe dy teste miqësore deri në nisje të eleminatoreve të botërorit, pra atë ndaj Iranit dhe ndaj Moldavisë në gusht. Pastaj, nisin ndeshjet e vërteta.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit