HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Brazil 2014/ De Biazi : Duhet te kishim 9-pike, Stojanovic : Mundesite tona per kualifikim jane minimizuar
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 17 Tetor 2012 17:57   pdfShtypEmail

giani_de_biassiFitorja me Slloveninë ka shërbyer për të rikthyer optimizmin në kampin kuqezi dhe për të bindur të gjithë kritikët, se pavarësisht të gjithave, Kombëtarja shqiptare ka kualitet.

“Pas ndeshjes me Islandën te gjithe na akuzuan se prekem fundin, por tashme jemi ne maje. Skuadra luajti mire dhe fitorja na buzëqeshi edhe pse ne minutat e fundit vuajtëm jo pak. Ajo që duhet t’ju them është se shpresa vdes e fundit dhe ne kemi të drejtë të shpresojmë për gjithçka që ka lidhje me kualifikimin. Skuadra ka dhënë sinjale pozitive në fushë dhe unë besoj shumë, pavarësisht se kemi humbur një takim ndaj Islandës, që na ka penalizuar shumë në aspektin e pikëve”, - tha De Biasi.

Më tej, trajneri kuqezi shprehu të gjithë mërzinë për fatin se nëse nuk do të ishte për humbjen me Islandën, tashmë Shqipëria do të kishte 9-pikë në grup.

Pas katër ndeshjeve të para, Shqipëria renditet e treta në Grupin E të Botërorit 2014, me 6 pikë, ndërsa takimet zyrtare rifillojnë më 22 mars me transfertën në Norvegji.

Ndersa Stojanovic u shpreh: “Kishim rastet tona per shenim qe nuk ditem t’i shfrytëzonim. Mendoj se ishte nje ndeshje e ekuilibruar e cila u vendos nga nje rast i vetem qe u shfrytëzua nga kundërshtari. Nuk e prisnim nje humbje te tille. Tashme mundesite tona per kualifikim jane minimizuar ne maksimum nga kjo humbje por kjo nuk do te thote se jemi dorezuar.


busy
komente