HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Historiku i Stadiumit Kombëtar
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 17 Tetor 2012 18:05   pdfShtypEmail

stadiumi_kombetar_qemal_stafa_thumbTakimi kundër Sllovenisë ishte dhe përballja e fundit e kombëtares ne stadiumin Qemal Stafa. Tempulli i futbollit shqiptar pritet te shembet menjëherë për t’ja lëne vendin tashme ndërtimit te stadiumit te ri me 30 mije vende kjo edhe pas zyrtarizimit ne mbledhjen e fundit te qeverise për ndarjen e aksioneve mes FSHF dhe Ministrisë se Sporteve. I ndërtuar ne 7 tetor te vitit 1946 stadiumi Qemal Stafa ka një histori 66 vjeçare ku tifozët shqiptare ka përjetuar shume suksese por edhe zhgënjime. Stadiumi u projektua nga arkitekti fashist Gerardo Bozio me një kapacitet prej 15 mije vende për një popullsi prej 60 mije banoresh. Galaco Ciano vendosi simbolikisht gurin e pare ne gusht te vitit 39, punimet zgjaten katër vjet dhe u ndërprenë pas kapitullimit te Italisë fashiste. Pas luftës se dyte botërore 400 punëtore dhe 150 vullnetare përfunduan ndërtimin e stadiumit duke marre edhe emrin e heroit kombëtar Qemal Stafa. Stadiumi u përuruar ne 7 tetor te 46 kur u organizua kupa ballkanike e fituar nga kombëtarja shqiptare. Me rastin e 30 vjetorit te çlirimit stadiumi u zgjerua me një kapacitet prej 30 mije vendesh ndërsa u ble edhe një ekran elektronik nga Hungaria. Qemal Stafa ishte baza e ekipit kombëtar qe ka arritur dy nga fitoret historike me Belgjikën 2-0 dhe Greqinë 2-1. Gjithashtu ne këtë stadium luajte për shume vite Tirana, Partizani dhe Dinamo te cilat rrëmbyen trofe te shumta por arritën edhe suksese ne nivelet ndërkombëtare. Ne këtë stadium Partizani mundi Torinon, Celtikun Austrine e Vjenës. Dinamo u përball me Ajaksin, Sportingun Aberdinin dhe Olimpikun e Marsjes. 17 nëntori e me pas Tirana barazoi me Ajaksin, eliminoi Dinamon e Bukureshtit ndërsa u mund nga Bajerni i Munihut.


busy
komente