HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqesore/ Shqiperi-Kamerun 0-0
nga AlbaniaSoccer   E premte, 16 Nentor 2012 16:45   pdfShtypEmail

shqiperiaShqipëria mbyll me një barazim 0-0 vitin 2012. Në miqëoren e fundit kundër Kamerunit, të luajtur në Gjenevë nuk ka gola, por Gianni De Biasi fiton shumë sa i përket të ardhmes të përfaqësueses kuqezi. Trajneri italian merr sinjale pozitive nga të gjithë lojtarët e rinj të aktivizuar në sfidën ndaj formacionit afrikan. De Biasi i beson dyshes sulmuese Cani-Sadiku, ashtu si debutuesit Arapi në krahun e majtë të mbrojtjes me Lilën, kapitenin Cana e Mavraj që plotësojnë repartin difensiv. Sabien Lilaj niset titullar përkrah Bulkut në mesin e fushës, ndërsa në krahë kërkohet shpejtësia e Vilës dhe Roshit. Zgjedhja rezulton e gjetur, megjithëse në pjesën e parë është Kameruni më kërkues. Skuadra afrikane merr më shumë përsipër, por nuk vendos asnjëherë në vështirësi serioze portierin Berisha.

Nuk bëjnë më shumë futbollistët kuqezi megjithë përpjekjet e Canit dhe Sadikut me goditje nga distanca. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë marrin më shumë inisiativë, por rrezikojnë të ndëshkohen në momentin e tyre më të mirë. Samuel Eto i shkon shumë pranë golit të avantazhit në gabimin e parë të mbrojtjes, ndërsa më pas Shqipërisë i duhet edhe ndihma e traversës për të ruajtur barazimin në këtë sfidë. E menjëherëshme do të ishte përgjigja e të besuarve të De Biasi që do të flirtonin me golin në fillim me Sadikun e më pas me Vajushin të aktivizuar në pjesën e dytë të takimit. Nuk shënojnë as kuqezinjtë, duke lënë në fuqi shifrat 0-0 në ndeshjen e fundit për vitin 2012. Rezultati në një miqësore nuk është i rëndësishëm, por De Biasi ka marrë nga kjo sfidë atë që kishte më shumë nevojë. i ka forcuar bindjen vetes se mund të besojë te projekti për rinovimin e kombëtares së Shqipërisë.

Kliko--->Shqiperi-Kamerun ndeshje miqesore (video)


busy
komente