HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Bumçi takon Duken per Ligen mbarëshqiptare
nga AlbaniaSoccer   E martë, 08 Janar 2013 08:36   pdfShtypEmail

aldo_bumci_minister_kultureJo vetëm reagime përpara kamerave e mikrofonave. Tani, radhën e kanë takimet zyrtare të krerëve të institucioneve për një nismë të re dhe të vjetër, ndonëse ndër më të vështirat. Për një ligë të përbashkët futbolli mes Shqipërisë e Kosovës janë takuar Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Aldo Bumçi dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Kjo ndodhi në zyrën e Bumçit, në ministri, ndërsa dy palët diskutuan se çfarë mund të bëhet konkretisht.

Presidenti Duka tregon : “Problemi është pikërisht njohja e Kosovës nga ana e FIFA-s dhe UEFA-s dhe duhet trokitur fort në dyert e tyre për të bërë të mundur realizimin e kësaj ëndrre”.

“Dëshira e të gjitha është që Shqipëria e Kosova të luajnë bashkë, personalisht mendoj që përfaqësuesja, çfarë që do të ndodhë të jetë një dhe këtë e kemi realizuar tashmë, ndaj uroj dhe shpresoj të vazhdojë kështu gjithmonë”, shtoi presidenti i FSHF-së.

Ideja e hedhur jo vetem nga Berisha, por edhe nga Aleanca Kuqezi e opozita me pare nuk pengohen nga asnje faktor brenda kufijve apo ne Kosove, por nga statutet dy organizmat e futbollit europian dhe botëror, UEFA dhe FIFA, te cilat nuk e lejojnë zhvillimin e një aktiviteti të tillë, pasi të dyja vendosin si kusht OKB-në.

Në fillim, Kosova duhet të jete nje vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, pas kesaj te anëtarësohet në dy organizmat me te larte te futbollit europian dhe botëror.

Rreth një vit më parë, FIFA refuzoi projekt-idenë e FSHF-së për kalimin e disa skuadrave të Kosovës në Superligën Shqiptare me arsyetimin se anëtarët e FIFA-s nuk duhet të luajnë ndeshje me klube që nuk janë anëtarë të FIFA-s apo anëtarë provizorë të konfederates se kontinentit te tyre, në këtë rast, të UEFA-s.


busy
komente