HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Norvegjia/ Egil Olsen : Shqipëria meritoi fitoren
nga AlbaniaSoccer   E diel, 09 Qershor 2013 11:57   pdfShtypEmail

shqiperiaTrajneri i Norvegjisë, Egil Olsen, nuk ka i ka kursyer kritikat për skuadrën e tij, madje ka deklaruar se ishte Shqipëria ajo që meritoi të merrte tri pikët, pavarësisht se ia dolën mbanë që ta evitojnë humbjen në Tiranë.

“Kemi bërë një ndeshje mjaft të dobët. E nisëm lojën shumë keq, çka ishte mjaft e rëndësishme. Duhej të ishim ne që dominonim në fillim të takimit, por në fakt e bëri Shqipëria. Kemi bërë gjithashtu 4-5 gabime të pafalshme përgjatë 90 minutave, të cilat mund të na kushtonin”, – deklaroi norvegjezi.

“Nuk e merituam barazimin, për vetë lojën që zhvilluam. E vetmja gjë e mirë që bëmë ishte pikërisht goli i barazimit, kur skuadra bëri një nga lëvizjet e duhura në zonë”, shtoi 71-vjeçari.Më pas ai pranon se fitorja e Sllovenisë kundër Islandës është një lajm i mirë. “Mund të them që jam i kënaqur që morëm një pikë në Tiranë, por edhe që Sllovenia ka fituar kundër Islandës, sepse ne ende jemi me llogari të hapur për t’u kualifikuar”, përfundoi Egil Olsen.


busy
komente