HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Brazil 2014/ Shqiperi – Zvicer 1-2
nga AlbaniaSoccer   E premte, 11 Tetor 2013 21:34   pdfShtypEmail

zvicer shqiperiDerbin e shqiptareve ne Qemal Stafa e kane fituar ata qe luajne per Zvicren. Ne nje ndeshje pa shume histori, ka mjaftuar nje gol i shenuar nga Xherdan Shaqiri ne fillimin e pjeses se dyte per te zhbllokuar rezultatin. Shqiperia e De Biazit ka luajtur nje ndeshje te shemtuar ku ka munguar qartesia ne loje. Terreni i renduar i Qemal Stafes nuk i ka ndihmuar lojtaret e dy ekipeve te shprehen. Kuqezinjte kane krijuar disa raste te pastra fale kembenguljes se Roshit dhe Salihit por nuk kane mundur te dergojne topin ne rrjete. Ate qe nuk e kane bere shqiptaret e kane realizuar miqte nga Zvicra. Stadiumi me me teper se 12 mije shqiptare ka heshtur pas goli te shenuar nga Lang ne minuten e 79 per te mbyllur te gjithe historite e ketij takimi. Nje mije tifozet nga Zvicra ne stadium kane nisur festen pasi me kete fitore kane siguruar kualifikimin per ne boterorin e disa muajve me pas ne Brazil. Kur dukej se gjithcka do te mbaronte, Roshi ka fituar nje 11-metersh ne minuten e 87 te cilin nje minute me vone e ka realizuar Hamdi Salihi . Megjithate kaq nuk ka mjaftuar per ti ndryshuar fatet lojes. Shqiperia e De Biazit pasi ka prishur endrren ne Slloveni dhe Islande ka menduar te shemtohet ne Tirane duke u mundur pa pretenduar shume ne fushe. Tifozet ne stadium kane gjetur motiv shqiptaret e Zvicres per tu marre me ta dhe per te lene te qete kuqezinjte e Shqiperise qe ishin ne nje mbremje te shemtuar qe duhet harruar sa me shpejt.


busy
komente