HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Grumbullimi nis diten e hene
nga AlbaniaSoccer   E diel, 10 Nentor 2013 07:12   pdfShtypEmail

Debiazzi stervitjeGrumbullimi i Kombëtares shqiptare për ndeshjen miqësore Shqipëri-Bjellorusi, e cila do të luhet më 15 nëntor, ora 18:00 (ora jonë lokale) në stadiumin “Akdeniz University Stadium” të Antalias, do të nisë më datë 11 nëntor. Lajmi bëhet i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit. Që të gjithë lojtarët, përfshi këtu edhe stafin teknik, do të udhëtojnë nga vendet e tyre direkt në Turqi, pra nuk do ketë një pikë takimi në Shqipëri dhe më pas udhëtim drejt Antalias. Aty skuadra jonë do të qëndrojë deri më 16 nëntor. Lojtari i fundit që do t’i bashkëngjitet skuadrës pritet të jetë Armando Sadiku, pasi Lugano e tij luan të hënën në mbrëmje ndaj Vil të Gjelbërim Taipit. Ndërkohë, pritet që De Biazi te lere jashtë skuadre mesfushori Ergys Kaçe i cili mund ti bashkohet U-21 per dy takimet qe do te luhen duke filluar qe javen e ardshme


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit