HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shqiperia humbet kunder Austrise
nga Administrator   E shtunë, 26 Mars 2016 22:50   pdfShtypEmail

austri-shqiperi-miqesoreEkipi yne kombetar ka humbur kunder Austrise me rezultatin 2-1. Nje pjese e pare per tu harruar per kombetaren, ku 2 gabime te mbrojtes tone i dhurojne 2 gola te shpejte ekipit austriak. Austria e fillon vrullshem ndeshjen dhe ushtron presion te vazhdueshem. Ne minuten e 6, Janko ka shfrytezuar nje pakujdesi te mbrojtes dhe kalon ne avantazh Austrine. Me pas ne minuten e 13, eshte Mavraj qe lejon nje top te kaloje te cilin e merr me se mire Harnik duke dale i vetem perballe Berishes dhe e ka te lehte te shenoje golin e dyte. Lojtaret tane ndjehen te coroditur nga golat e shpejte dhe vuan sulmet e ekipit austriak.
Pjesa e dyte do te jete krejt ndryshe per ekipin tone kombetar. De Biasi fut ne fushe Roshin dhe Cikalleshin per Lilen dhe Balaj. Ne minuten e 47, Lenjani merr nje top nga Cikalleshi dhe shenon nje supergol.
Goli i jep edhe me shume besueshmeri ekipit tone ku vendosin nen presion ekipin Austriak. Ne momentin me te mire per Shqiperine, vjen kartoni i dyte i verdhe per Kace i cili detyrohet te dale nga fusha dhe len ekipin tone me 1 lojtar me pak. Shqiperia vazhdon te kerkoje golin e barazimit por pa arritur ta gjeje. Nderkohe mbrojtja jone tregohet e kujdesshme ne minutat e fundit te ndeshjes duke fiksuar rezultatin ne shifrat 2-1.
Ky ishte nje test i rendesishem per djemte e De Biazit, nga ku duhet te rekuperohen gabimet e pjeses e pare.
Testi i rradhes per ekipin tone kombetar eshte me date 29 mars kunder Luksemburgut.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit