HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shpresat zhvillojnë stërvitjen e parë në Austri
nga Klevis Bejkolli   E hënë, 07 Shtator 2009 23:48   pdfShtypEmail

austria trend eventhotel pyramideSkuadra Shpresa është nisur dje në  orën 14:20’ nga aeroporti “Nënë Tereza” i Tiranës dhe ka mbërritur në Vjenë të Austrisë rreth orës 16:00’. Delegacioni Shqipëtar është akomoduar në hotelin me katër yje “Austria Trend Eventhotel Pyramide”. Në orën 18:00’ skuadra ka bërë edhe seancën e parë stërvitore e cila është zhvilluar në aneksin e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja e së mërkurës. Paraditen e sotme lojtarët e stafi e kanë të lië dhe do të shëtisin në qytet si dhe do të bëjnë shoping. Pasdite ata do të kryejnë dhe stërvitjen e fundit e cila do të zhvillohet në stadiumin ku dhe do të luhet ndeshja e së mërkurës e vlefshme për eleminatoret e europiannit 2011.

( Ne foto hoteli ku eshte akomoduar skuadra Shpresa)

Klevis Bejkolli


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit