HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
U-21/Azerbajxhan-Shqiperi 3-2
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 04 Shtator 2010 18:05   pdfShtypEmail

shpresat_1Skuadra Shpresa e Shqiperise eshte mundur ne ndeshjen e fundit te Grupit te 10 nga modestet e Azerbajxhanit me rezultatin 3-2. Ekipi i drejtuar nga trajneri Bushati ka bere nje paraqitje shume te dobet. Nje skuader pa deshire per te luajtur dhe me gabime amatoreske. Skuadra e Azerbajxhanit deri para kesaj ndeshjeje kishte vetem nje pike, por me fitoren e sotme ngjitet ne kuoten e kater pikeve po aq sa ka dhe Shqiperia, por me nje ndeshje me pak se kuqezinjte qe i mbyllen keto eleminatore me nje fitore nje barazime dhe gjashte humbje.

Vendasit shenojne tre here ne pjesen e pare. Ne minuten e 17-te, serine e golave do ta hapte Bakhtiyar Soltanov dhe do te pasohej nga Mirhuseyn Seyidov ne minuten e 37-te, dhe do te mbyllej nga Ruslan Gurbanov ne minuten e 43-te. Shqiperia do te ngushtonte rezultatin ne minuten e 45-se, me ane te talentit kavajas Sokol Cikalleshi.

Pjesa e dyte do te ishte kopje e se pares. Nje loje nen mesatare me lojtare qe gabojne shume ne mesfushe. Ne minuten e 87-te. Bekim Bala do te shenonte dhe golin e dyte per kuqezinte. Mendohet qe kjo ishte ndeshja e fundit e Artan Bushatit si trajner i ekipit Shpresa te Shqiperise.

Altin Ngjela


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit