HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
U-21/ Shqiperia-Rusia 0-1
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 10 Nentor 2011 18:54   pdfShtypEmail

u-21_skuaderEkipi Shpresa ka pesuar humbjen e rradhes ne ndeshjen ndaj Rusis e vlefshme per eleminatoret e Europianit 2013. Ne perballjen e sotme ka bere dhe prezantimin e pare zyrtar ne krye te ekipit U-21 dhe trajneri Skender Gega.

Pjesa e pare ishte me e mire per miqte te cilet kontrolluan lojen. Ata e vune disa here ne veshtiresi portierin Frasheri si dhe mbrojtesit kuqezinj. Ne minuten e 13-te, Vucaj do te ndeshkohej me karton te verdh per nje nderhyrje te parregullt kurse kapiteni Peqini do te gabonte ne shume raste duke i dhene mundesi miqve te rrezikonin disa here porten tone. Ne minuten e 28-te, Smolov i kishte te gjitha mundesite per te shenuar golin e avantazhit, por nuk ka shenjestruar ashtu sic duhej porten. Minutat ne vazhdim deri ne ne fund te pjeses se pare do te jepnin te njejten tablo, me ruset qe sulmonin dhe me lojtaret tane qe mbroheshin. Pjesa e pare perfundon me rrjeta te paprekura.

Me fillimin e pjeses se dyte Shqiperia bene dy zevendesime. Trajneri Gega largon nga loja Vucajn dhe Bunjakun dhe ne vend te tyre aktivizon Telushin dhe durrsakun Dosti. Pjesa e dyte ka qene disi me e mire per tanet ku spikati loja e mire e elbasanlliut Armando Sadiku i cili i vetem ne sulme u mundua te shenonte, por ne dy raste ishte i pafate. Ne minutat 53’ dhe 62’ sulmuesi i Lokarnos per pak sa nuk shenon golin e avantazhit. Minuta e 73-te, do te ishte fatale per ekipin tone Shpresa. Kerciku nderhyn ne menyre amatoreske ne menyre te gabuar brenda zones ndaj Yakovlev dhe arbitri kryesor vershellen per njembedhjetemetersh. Nga pika e bardh Smolov gjuan dhe shenon golin e avantazhit. Ruset do kene dhe nje mundesi tjeter shenimi, por kane goditur traversen. Armando Sadiku ne minuten 93-te, fiton nje faull 25-metra perball portes mike. Ai gjuan dhe portieri mik e ngushton ne goditje kendi. Vajushi kroson nga kendi, por mbrojtesit miq largojn topin duke larguar rrezikun nga zona e tyre. Arbitri vershellen per perfundimin e ndeshjes e cila fitohet nga miqte me rezultatin e ngushte 1-0.

 


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit